“Hashimi e Kadriu thanë: Nuk është e rëndësishme ardhja sa më e shpejtë në Kosovë”
Shkruan: Bislim Zogaj – ish i burgosur politik
Gjatë qëndrimit tim tre ditor në Hagë vizitova ish bashkëluftëtarët, Bacin Jakup, Hashimin, Kadriun, Rexhepin, Nasimin dhe Hysniun. Në takim me secilin prej tyre pash përgatitjen e tyre shpirtërore për tu ballafaquar me çfarëdo sfide që është në të mirën e atdheut – edhe një herë u binda se luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e bëmë me njerëzit më të qëlluar të vendit për t‘ia sjellur lirinë Kosovës.
Pavarësisht që kjo gjykatë po tenton padrejtësisht ta njollosë UÇK-në dhe përmes saj ta kontestoj pavarësinë e Kosovës, e cila është fryt i luftës së UÇK-së, ata ndiheshin të privilegjuar që janë pikërisht këta që do ta mbrojnë edhe një herë lavdinë e kësaj ushtrie të shenjtë. E kush më mirë e më me kompetencë se Jakupi, Hashimi, Kadriu dhe Rexhepi do ta mbronin të drejtën, pastërtinë dhe lavdinë e UÇK-së?!
Ashtu sikur në vitet e 90-ta kur pata fatin t‘i njoh, ata edhe tani nuk mendonin për veten dhe familjet e tyre por mendonin për Kosovën. Në përshëndetjen tonë: „Mirupafshim sa më shpejtë në Kosovë“, përshëndetja e tyre ishte: „Për ne nuk është e rëndësishme ardhja sa më e shpejtë në Kosovë, por e rendësishme është që në fund të fitoj drejtësia“.
Prandaj, nga zemra e them: lum Kosova që i ka këta burra!
(Në foto së bashku me bashkëshorten time Shpresën, Sala Berisha-Shalën, Ermal Shalën dhe Betim Berishën)