fbpx
Lajme

Mavraj: Thaçin nuk mund ta nxjerr askush nga historia sepse është aty

Muhamet Mavraj e ka cilësuar ish-presidentin dhe ish-udhëheqësin e UÇK-së, Hashim Thaçi, si një burrë që e mban fjalën dhe ia ka njohur meritat në çlirimin e Kosovës. Ai gjithashtu ka thënë se në aspektin makroekonomik, këta ministra mburraveca duhet ta dijnë se në 2007 Thaçi e mori Buxhetin në 700 milionë dhe e rriti në mbi 2 miliard në vitin 2014. Ndërsa, sipas tij Qeveria e sotme nuk do të arrijë të bëj kurrë një rritje të tillë.

Mavraj, në një rrëfim për emisionin Pressing, ka folur edhe për figurën e Hashim Thaçit, të cilin e ka njohur që herët dhe ka mbajtur raporte të mira gjatë gjithë kohës.

“Është burrë. Është burrë, meqenëse ti po më pyet direkt. Po – po, jo – jo, nuk mbaj mend që ka deviju nga ky qëndrim. Është meritor për historinë e Kosovës. Nuk mund ta nxjerr askush nga historia sepse është aty”, ka thënë Mavraj.

Ai ka thënë se politikanët që shihen shpesh në ekran janë gjithmonë ndryshe prapa tij.

“Jashtë ekranit, të gjithë këta janë të tjerë njerëz”, ka theksuar Mavraj.

Mavraj ka thënë se ka qenë i kujdesshëm që pas luftës të mos tregojë afërsi me shokët e tij në pushtet. Përkundër se i kanë bërë oferta, ai ka thënë se asnjëherë nuk i ka pranuar.

“Unë kam qenë i kujdesshëm që të mos tregojë as afërsi, as armiqësi me askënd. Unë jam për ditë të zeza, në momente festive mua nuk më sheh, nuk më gjen aty. Por, në momente kyçe pa dyshim që jam aty. Këta njerëz i kam njoftë para luftës, më kanë nderu, më kanë ofru shumë. Nuk i kam përbuz, por nuk i kam pranu dhe u kam thënë ofrojani tjetërkujt”, ka theksuar Mavraj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close