fbpx
Lajme

Sabit Veseli – gjykatësve serb: As vrasjet, as torturat nuk mund ta ndalin çlirimin e Kosovës

Ramadan Avdiu e Bardhyl Mahmuti

Jo vetëm si organizatorë por edhe si pjesëmarrës Sabiti ishte në ballë të demonstratave në Mitrovicë. Angazhimi i tij vetëmohues në ballë të protestës bëri që të arrestohet së bashku me disa shokë të tij . Në procedurën paraprake siç e quante UDB-ja, fazën e hetimeve që përcillej me tortura të tmerrshme, Sabiti qëndroi shumë i vendosur të mos e fliste asnjë fjalë që do të mund të dëmtonte ndokënd…

Si gjatë hetuesisë ashtu edhe në procesin gjyqësor Sabiti mbronte me këmbëngulje se kërkesat e popullit tonë janë të drejta, se demonstratat ishin legjitime dhe se ndihej krenar që kishte qenë në mesin e atyre që angazhoheshin për realizimin e aspiratave tona kombëtare.

Është interesante se gjatë gjykimit, Sabiti ua mohoi gjyqtarëve të drejtën që të thirren në emër të popullit. “Mos e përmendni fjalën popull se ju nuk mund të na gjykoni në emër të popullit. Juve nuk ju ka emëruar populli por pushtuesit e Kosovës që të shtypni ata që luftojnë për ta çliruar këtë popull. Të jeni të bindur se as vrasjet, as torturat e hetuesisë suaj, as dënimet me burg nuk mund ta ndalin çlirimin e Kosovës ” ishin fjalët e Sabitit në gjyq që do të kujtohen shpesh nga shokët e tij.

Për qëndrimet dhe veprimet e tij Sabit Veseli u dënua me shtatë vite e gjysmë burg. Në të njëjtin proces gjyqësor u dënuan edhe Xhelal Ferizi (me 8 vjet e 6 muaj ), Ujkan Zeneli (me 8 vjet ), Skender Hajredini (me 7 vjet e 6 muaj) dhe Nazmi Shaqiri (6 vjet e 6 muaj). Ndërsa, në procese të tjera gjyqësore u dënua një numër shumi i madh i shqiptarëve, kryesisht të rinj, që do të krijojnë armatën e njerëzve të rezistencës së ardhshme kombëtare në Kosovë.recommended by

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close