fbpx
Lajme

Kosovari s’i mori 72 mijë eurot e fituara në Llotarinë e Kosovës

Me 22 dhjetor të vitit të kaluar, një lojtar i Llotarisë së Kosovës kishte qëlluar Joker 6 me të cilin do të fitonte shumën prej 72 mijë e 803 eurosh.

Por, fituesi anonim s’e kishte bërë tërheqjen e parave të fituara brenda afatit të caktur me ligj.

Për këtë, Llotaria e Kosovës ka njoftuar se paratë barten në fondin e fitimit.

“Lotaria e Kosovës dëshiron të njoftoj publikun dhe pjesëmarrësit në lojërat e fatit se në lojën Joker, xhiro 102 e luajtur më 22 dhjetor 2018, ka pasur një fitues me Joker 6 në shumë prej 72,803.42 Euro. Siç parashihet me Ligjin për lojërat e fatit, neni 17 paragrafi 11 ; tërheqja e fitimeve duhet të bëhet në afat kohor prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e shpalljes së fituesit.

Në rastin e lartpërmendur, fituesi nuk është paraqitur që të bëjë tërheqjen e shumës së fituar dhe afati kohor prej gjashtëdhjetë (60) ditësh ka kaluar. Lotaria e Kosovës ka vepruar në bazë të Ligjit për lojërat e fatit, bazuar në nenin 17, paragrafi 22 dhe 33 dhe Komisioni i caktuar për këtë rast ka marrë vendim që shuma e lartcekur të ju kthehet pjesëmarrësve të Lotarisë së Kosovës duke u bartur në fondin e fitimit për lojërat Loto dhe Joker”, thuhet në njoftim.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close