HUMNERA NË AUTOSTRADËN ‘IBRAHIM RUGOVA’ KU DYSHOHET SE HUMBËN JETËN DY TË RINJTË
Dy persona kanë humbur jetën në Autostradën “ Ibrahim Rugova” në segmentin Suharekë- Duhël, si pasojë kalimi mbi urën nr.11, të cilët kanë rënë në humnere.
Ata dyshohet se kanë gjetur vdekjen, derisa kanë provuar të kapërcejnë hapësirën në mes, e cila ndanë dy trasetë e autostradës.
Për vdekjen e dy të rinjve, ka njoftuar edhe agjencia “Sharr Travel”, të cilët edhe u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
Për rastin zyrtarisht kanë folur edhe nga Policia e Kosovës, ku kanë treguar se hapsira mes dy traseve është rreth 3 metra.
“Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m. Viktimat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve ( konduktor)”, thuhej në njoftimin e Policisë lidhur me rastin.