fbpx
Lajme

Hydajet Hyseni i VV-së nuk pajtohet me partinë e tij për Ligjin për Zgjedhje

Deputeti i VV-së z. Hydajet Hyseni ka thënë dje në Komisionin për Legjislacion se kjo temë është ngritur në mënyrë të pazakonshme.

Ai ka thënë se kjo po bëhet për të bllokuar proceset tjera institucionale dhe situatat e tilla janë të rrezikshme.

Ka dështuar propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje që shqyrtimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të bëhet me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës.

Për propozimin kanë votuar 65 deputetë, ndërsa kundër 39. Rrjedhimisht, nuk janë arritur 2/3 e votave të kërkuara.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ky ligj do të shkojë në procedurë të rregullt.

“Ky projektligj do ta marrë rrugën e tij të shqyrtimit të zakonshëm në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.

Në sallë ishin 105 deputetë, kur është votuar për këtë iniciativë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close