Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, Departamenti i krimeve të rënda, mëngjesin e sotëm ka trokitur në dyert e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, e cila ndodhet në lagjen “Pejton” të Prishtinës.
Dyshimet për ryshfet, falsifikim dokumentesh e keqpërdorim të pozitës zyrtare, kanë bërë që hetuesit të kryenin një operacion në këtë agjenci dhe në disa lokacione të komunave të ndryshme.
Nëse shikohet profili në facebook i të arrestuarit Agim Nuha mund të vërehet se ai vazhdimisht ka shpërndarë zyrtarët e VV-së.