Kelmendi: Riza Salihu i ka thënë edhe vëllaut të Jusuf Gërvallës se Jusufi ishte anëtar i UDB-së.
Veprimtari i LPK-së z. Ibrahim Kelmendi kishte treguar ekskluzivisht për disa detaje të pathëna të vrasjes së Heroit Jusuf Gërvalla.“Unë e di edhe pjesëmarrësin e dytë, rastin e kam paraqit edhe te organet e drejtësisë kosovare pas çlirimit, te ish-Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Jonuz Salihu, dhe te Prokurori Tahir Rreci. U kam thënë që të analizojnë mostrat e cigareve të pjesëmarrësit të dytë në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilat i ka hetuesia gjermane”, ka deklaruar Kelmendi.
Ai ekskluzivisht për emisionin Klan Kosova dhe në librin e tij “Atentatet” ka treguar se brenda atentatit ishte edhe një person i cili ka pirë mbi 40 cigare derisa ka pritur të kryhet atentati. Ai ka treguar se emrin e tij nuk e ka publikuar për arsye që ky i fundit të mos i humb gjurmët që hetuesia ta kap atë. Kelmendi më tutje ka treguar se institucioneve kompetente në Gjermani dhe Kosovë emrin ia ka dhënë.
Poashtu ai tregoi se ishte një gjerman fqinj i cili ishte në ballkon gjatë kohës kur është kryer atentati. Ai ishte i vetmi dëshmitar. Ai tregoi se këtë rrëfim e kishte edhe nga vizatimi i figurës nga ai. Sipas tij edhe nga vizatimi i figurës apo përshkrimin e tij, shtati i Rizait me pjesëmarrësin e dytë është identik me përshkrimin e dëshmitarit.
Ibrahim Kelmendi tregoi se Riza Salihu ishte mbi 1 vit e gjysmë në burg dhe bindja e hetuesisë gjermane është se ai e ka qenë pjesëmarrës në atentat. Sipas Ibrahim Kelmendit, Riza Salihu i ka thënë edhe vëllaut të Jusuf Gërvallës se Jusufi ishte anëtar i UDB-së.
Ibrahim Kelmendi ka treguar se në mungesë të provave ishte liruar Rizai por aty kishte fëmijë të mitur dhe në drejtësinë gjermane fëmijët e mitur nuk mund të përdoren si dëshmitarë, poashtu kanë kërkuar disa dëshmitarë nga Kosova të vijnë e të dëshmojnë, por ata nuk mundnin të shkonin, dhe kjo është arsyeja që u lirua.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=wxXfYz1IEWk