fbpx
Lajme

Ibrahimi: Fajet nuk i ka Hilli, por demokracia që ua hap derën çobanëve

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka reaguar ndaj atyre që po e kritikojnë ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, pasi ky i fundit nuk është shprehur i kënaqur me qasjen e palës kosovare në dialogun e Brukselit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se fajet nuk i ka Hilli, por Platoni, i cili ka thënë se demokracia ua hap derën çobanëve dhe mediokrëve.

Postimi i tij i plotë:

Gjatë viteve të 90-ta, me shkolla të mbyllura dhe duke mësuar nëpër bodrume shtëpish, me një politikë e qasje të urtë, kishim arritur ta fitojmë simpatinë e botës së civilizuar, dhe ti bëjmë bashkpjesmarrës në arritjen e ëndrrës tonë shekullore- ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë.

30 vjet më vonë, kur jetojmë më mirë se asnjëherë më parë, me djem e çika kampionë në çdo fushë të jetës, po arrijmë ta largojmë atë botë dhe atë përkrahje kruciale për të ardhmen tonë.

Ambasadori Hill është një nga akterët e rrallë që ka qenë i kyqur atëherë dhe është aktiv edhe sot, në këtë realitet të ri.

Fajet nuk i ka Hilli por Platoni. Demokracia siç do të thioshte ai, ua hap derën çobanëve dhe mediokrëve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close