Ilir Gashi pyet Surroin: Pse e urreni Drenicën?
Ilir Gashi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar të dijë nga publicisti Veton Surroi pse ai është i pari që është deklaruar kundër ndërtimit të stadiumit nacional të futbollit në Drenas.
Ky është statusi i plotë i postuar në llogarinë e tij në facebook:
I nderuar z.Surroi,
Po të pyes!
Pse ju jeni i pari që reaguat kundër stadiumit në Drenas?!
Për më shumë, shkuat më larg, duke ironizu me Operën qe të zhvendoset në Skenderaj! duke harruar se Opera e Skenderajt e ka larguar regjimin 100 vjeqar serbo-jugosllav, aty ku ti ke bërë prova për Operë jugosllave!
Pyetja;
Urrejtja ndaj Drenicës, a ka të bëjë me të kaluaren politike të trashegimis familiare, apo me problemet zvarranike në Ambasaden amerikane që ke pasur, duke ju lut një drenicaku që të t’bënte President?
Mileti kerkon përgjigje!