Imer Imeri: Policia serbe gjatë luftës na ka çu me kerr të ushtrisë për mjekim, kaluam punktin serb
Dëshmitari Imer Imeri, po dëshmon në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Imeri është duke u marrë në pyetje nga Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, pasi që përfundoi dëshminë për prokurorinë dhe mbrojtjen e viktimave, shkruan Insajderi.
Përgjatë intervistimit nga ana e avokatit, atij iu është kërkuar të përgjigjet me po ose jo. Mirëpo, i njëjti është zgjeruar në përgjigje, duke hedhur akuza në drejtim të Sabit Gecin.
I pyetur nga avokati që të përgjigjet me po ose jo nëse Geci e kishte ndaluar atë për ta pyetur se si kishte arritur ta dërgojë vëllain për mjekim në Mitrovicë, dëshmitari kishte devijuar përgjigjen.
“Ma kanë marrë kerrin dhe më kanë çu me kerr të policisë atje. Sabiti ndoshta ka dashtë me ditë mos ka qëllu ndonjë jaran i tij… Nuk e di a më ka pyet, por policia serbe na ka çu me kerr të ushtrisë. Kjo është e shkrume aty, tana janë ato të vërteta…