Sapo ka përshëndetur kolegët dhe ka dashur të pozicionohet në vendin e saj pranë zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, ministrja Albena Reshitaj ka pasur problem me të ecurën.
Duke u bërë gati të nderonte Skënderbeun në 550 vjetorin e vdekjes së tij, ministren e pengoi diçka dhe për pak sa nuk përfundoi e rrëzuar, shkruan gazetametro.
E skenat interesante të kabinetit Haradinaj nuk përfundojnë më ministren. Ka qenë vetë kryeministri që ka bërë një gjest të çuditshëm, duke vrapuar me gjithë fuqinë në sheshin e Prishtinës.
Ndryshe, Haradinaj e Reshitaj po merrnin pjesë në homazhet tek busti i Skënderbeut kur u ndodhën në dy situata paksa të çuditshme.