fbpx
Lajme

Isa Mustafa shërohet nga koronavirusi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shëruar nga COVID-19, shkruan Gazeta Metro.

Burime të afërta të Gazeta Metros brenda LDK’së, kanë konfirmuar se Mustafa është shëruar nga koronavirusi pas 12 dite që nga koha kur doli pozitiv.

Gjendja e Mustafës është stabile dhe pa telashe tani, ai së shpejti edhe do ta bëjë publike pas testimeve të tij të fundit.

Kujtojmë se kreu i LDK’së, njoftoi me 10 korrik se është infektuar me koronavirus dhe se nga simptomat e këtij virusi po vëren vetëm plogështi.

Po ashtu një fushatë banale dhe e turpshme e orkestruar nga disa militantë partiak u bë ndaj Isa Mustafës, ku ju gëzuan lajmit dhe uronin që ai të vdiste, madje një person u arrestua për këtë pasi shpërndau një video të rreme kinse i pari i LDK’së kishte vdekur.//gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close