fbpx
Lajme

Gazetari pro-rus që e quajti UÇK’në organizatë terroriste, paralajmëron rikthimin në Kosovë

Gazetari britanik, Graham William Philips, e kishte quajtur Kosovën shtet i dështuar, derisa kishte folur edhe rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke thënë se ka qenë organizatë terroriste. E së fundi, ai paralajmëron se së shpejti do kthehet sërish këtu, transmeton Gazeta Metro.


Deklaratat e Philips ngjallën reagime të shumëta, si nga populli i Kosovës ashtu edhe nga insitucionet e vendit.

Madje, ka qenë ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ditë më parë mori vendim për ta shpallur atë person ‘Non Grata’.

Ndonëse u morën edhe masa të tjera duke tentuar t’ia bllokojnë llogarinë personale në Facebook, një gjë e tillë nuk u bë dhe ai po vazhdon fushatën e tij kundër Kosovës.

Në një status të postuar së fundi në Facebook, ai paralajmëron se do të kthehet në Kosovë, madje kësaj radhe me punë e projekte të reja, përcjell Gazeta Metro.

“Aktualisht kam planifikuar të shkojë në Kosovë e Metohi dhe ta realizoj një projekt me 20 reportazhe. Por, reagimet kanë qenë të shumta, e unë po ashtu kam shumë material. Unë do të rikthehem në aty kur ka ndonjë çështje me rëndësi për t’u mbuluar objektivisht”, ka shkruar ai.

Mirëpo në faqen e tij pos postimeve ironizuese që i bën kundër Kosovës, shihet edhe dashuria që ka ndaj Serbisë.Ai vazhdimisht poston qytete të saj, duke i cilësuar ato si më të bukurat në Evropë.

Kujtojmë se Philips është zbuluar si njeri i Rusisë, madje shumë e kanë quajtur edhe si spiun i këtij vendi.  Ai në vitin 2014, kishte xhiruar me dronë forcat ukrainase ia dërgoi ushtrisë ruse, për ç’arsye edhe ishte larguar nga shteti me arsyen se e ka rrezikuar sigurinë e vendit./gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close