fbpx
Lajme

Muharrem Ibraj: Nuk më erdhi turp që ta mbroj Millosheviqin në Hagë, UÇK-në e quan terroriste

Muharrem Ibraj ishte dyherë Hagë si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin e Sllobodan Millosheviqit.

Ai ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension në Serbi. Ibraj ishte i vetmi shqiptar në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga Interpoli për krime lufte të kryera në Kosovë.

Herën e parë që dola para gjykatës, kërkova që dëshmia ime të ishte drejtpërdrejt dhe publike. Ndonëse më ofruan të jem i mbrojtur dhe dëshmitar në Hagë, nën një nga numrat e tyre, nuk e fsheha identitetin tim. Nuk më vinte turp nga emri dhe mbiemri im, nuk kisha nevojë të fshihesha nga askush, as të shprehja pikëpamjet e mia” – tha Ibraj për mediumin serb Politika në vitin 2019.

Më tutje ai tha se “Unë kam qenë një nga drejtuesit e policisë në Gjakovë dhe kam jetuar me prindërit e mi në një familje të madhe, ku të gjithë ishin kundër terrorit dhe terroristëve, kundër përhapjes së urrejtjes në Kosovë e Metohi. Babai im kishte njëmbëdhjetë fëmijë – gjashtë me nënën time të ndjerë Nuria dhe pesë të tjerë me gruan e tij të dytë Rozën, serbe. Ne ishim një nga familjet më komplekse dhe nga të paktat që kishim orientim pro-serb. Prandaj u mërzitëm, ishim gjemb në sy të separatistëve dhe terroristëve, prandaj na persekutonin vazhdimisht dhe na kërcënonin se do të na vrisnin – i tha Muharem 3 vjet më parë Politikës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close