Isa Mustafa do të kandidojë sërish për kreun e LDK-së. Burime të Indeksonline mësojnë se Mustafa do të jetë kandidat në zgjedhjet partiake të 3 gushtit.
Madje, ish-kryeministri thuhet se është favoriti kryesor për të fituar përsëri.
Mustafa ka përkrahjen e shumicës së degëve dhe anëtarëve të lartë partiak.
Burime e Indeksonline mësojnë se kandidaturën e Mustafës do ta përkrahin edhe ish “rivalët” e dikurshëm brenda partisë dhe ky fakt e bën atë favorit. /Indeksonline/