fbpx
Lajme

Ish ambasadori i SHBA: Fushata e NATO-s nuk do të ishte e suksesshme pa UÇK-në në terren

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dellnë një intervistë për Oral History Kosovaka folur për karrierën e tij diplomatike në kuadër të Shërbimit të Jashtëm të Departamentit të Shtetit që nga vitet ’80.

Ai ka treguar për eksperiencën e tij të parë kur ka arritur në Kosovë menjëherë pas luftës në kohën kur ka qenë zëvendësambasador në Ambasadën amerikane në Sofje të Bullgarisë.

Dell vizitën e parë të tij në Kosovë e ka realizuar në shkurt të vitit 2000, ku sipas tij shiheshin dëmet e mëdha nga lufta.

Ai ka thënë se kur është futur në Kosovë nga Maqedonia rrugës për në Prishtinë, ngjyrat e vetme që i ka parë kanë qenë flamujt kombëtarë dhe ata amerikanë.

“Ngjyra e vetme që e mbaj mend se kam parë ishte flamuri shqiptar dhe ai amerikan. Ngado që shikoje ishin këta dy flamuj”, ka thënë ai.

Pas kësaj vizite në Prishtinë, ai ishte kthyer në Sofje dhe pas dy javësh kishte ardhur prapë në Prishtinë për të ndihmuar në rregullimin e misionit diplomatik amerikan në Kosovë.

Dell ka thënë se dy javë pas qëndrimit në Sofje kur ka ardhur e ka gjetur Pallatin e Rinisë në Prishtinë të djegur.

“Pasi arrita në Prishtinë për të parë nga afër gjendjen dhe për t’u familjarizuar me situatën u ktheva në Sofje ku qëndrova dy javë dhe kur u riktheva prapë në Prishtinë pashë Qendrën Sportive të djegur tërësisht, dhe thashë vetë me vete çfarë ndryshim i madh vetëm për dy javë”, ka thënë Dell.

Diplomati amerikan tha se intervenimi ushtarak nga NATO-ja ka qenë i nevojshëm në Kosovë dhe është dashur të ndodhë.

“Në fillim nuk e kam kuptuar situatën agresive të serbëve për spastrim etnik në Kosovë dhe besoj se na duhej ta ndalonim, nuk kam pasur asnjë dyshim për intervenimin në Kosovë. Ne kishim shembullin e Bosnjës, Kroacisë me luftëra dhe nuk mund të rrije ulur dhe të shpresoje se Millosheviqi do të fillonte të sillej mirë”, ka thënë ai.

Ai u shpreh se intervenimi i NATO-s përmes ajrit ka mundur të mos ishte i suksesshëm sikur të mos kishte bashkërendim me UÇK-në në terren.

“Nuk jam shumë i sigurt nëse sulmet ajrore do të funksiononin, prandaj nevojitej bashkëpunimi me njerëzit në terren, pra me UÇK-në, dhe kjo bëri që taktikat tona të jenë më të suksesshme në intervenim. Po ashtu edhe pamjet e refugjatëve në trena, duke ikur nga shtëpitë e tyre e demaskuan Millosheviqin dhe taktikat e tij dështuan dhe lejuan që perëndimi të intervenojë”, ka thënë Dell.

Dell tutje ka kujtuar edhe kohën gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 kur ai shërbente në Bullgari.

Ai ka rrëfyer fushatën ajrore të NATO-s kur një raketë e lëshuar nga aeroplanët e aleancës veriatlantike ka përfunduar gabimisht në kryeqytetin bullgar një kilometër nga vendi ku ai po qëndronte pasi raketa kishte huqur cakun si pasojë e fikjes së shpejtë të radarëve nga ana e ushtrisë jugosllave.

Më gjerësisht mund ta ndiqni intervistën e ish-ambasadorit Christopher Dell këtu: https://www.youtube.com/watch?v=3DGzDxmpJ0I&feature=emb_title

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close