fbpx
Lajme

Njohësi i sigurisë: Serbia aktualisht në Kosovë ka rreth 700 bashkëpunëtorë shqiptarë

Serbia edhe pas 14 viteve të përfundimit të luftës vazhdon të ketë ndikim të madh në Republikën e Kosovës dhe këtë drejtpërdrejt përmes bashkëpunëtorëve të saj, të cilët janë të përfshirë në të gjitha institucionet kryesore të vendit, në Qeveri, Kuvend dhe thuaja kudo.

Eksperti i shërbimeve të inteligjencës Fadil Kajtazi, gjatë kohës së viteve të 90-ta i përfshirë direkt në shërbimin sekret të Republikës së atëhershme të Kosovës, për gazetën “Bota sot” thotë se sot në Republikën e Kosovës ka shumë bashkëpunëtorë të Shërbimit Inteligjent serb (BIA).

“Unë njoh njerëz që vazhdojnë t’i shërbejnë shërbimit sekret serb (BIA). Ata janë profesorë që respektohen, kanë tituj shkencorë, janë pjesë e institucioneve të Kosovës. Serbia aktualisht në Kosovë, ka rreth 700 bashkëpunëtorë shqiptarë”, thotë Kajtazi.

Ai thekson se 140 agjentët shqiptarë që spiunonin për Serbinë ishin të përfshirë edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa 720 janë që kanë punuar për Serbinë.

“Numri i agjentëve që kanë punuar për Serbinë në Kosovë është 720. Këta agjent para luftës dhe gjatë luftës kanë qenë të përfshirë edhe në UÇK, por edhe tani këta vazhdimisht kanë vepruar. Ndërsa sa i përket emrave konkret ka shumë, mirëpo tash nuk është formale që ajo të publikohet në këtë formë”, thekson ai.
Analisti dhe publicisti Skënder Zogaj për gazetën “Bota sot” thotë se hapja e debateve rreth kësaj çështje është shumë e mirë, sepse, është tepër e domosdoshme që, kjo veprimtari të hetohet e zbulohet sa më shpejt, në mënyrë që shteti i Kosovës të lirohet nga kthetrat e spiunazhit që, nuk e ka qëllim mbrojtjen e shtetit dhe të popullit por, sakatosjen e mëtutjeshme të Kosovës, në vazhdën e krimeve që vazhdojnë të kërcënojnë në Kosovë. /botasot/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close