fbpx
Lajme

Kur Thaçi refuzonte Lajçakun dhe kërkonte ShBA-të në dialog, Kurti mbante anën e sllovakut dhe sulmonte presidentin e Kosovës

Është dashur të kalojnë disa vite që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të kuptojë lëvizjet politike të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian përmes të dërguarit të posaçëm, Miroslav Lajçak.

Gjatë vitit 2020, ish-Presidenti Thaçi kishte refuzuar ta takonte në Prishtinë ndërmjetësuesin Lajçak, pasi sipas tij “nuk është koha më që të hapen çështjet teknike” dhe që dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje reciproke, në të kundërtën “çdo qasje tjetër është dështim i plotë i tij në Kosovë dhe vetë BE-së”.

“Nuk është koha që më të hapen çështjet teknike apo pretendimet për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Lajçak duhet ta kuptoj se Kosova është e pavarur dhe sovrane, nëse vjen me këtë objektivë dhe këtë qasje se ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke është shumë i mirëseardhur, çdo qasje tjetër është dështim i plotë i tij në Kosovë dhe vetë BE-së. Lajçak duhet ta kuptojë se parasë gjithash qytetarët e Kosovës kanë nevojë për liberalizim të vizave e jo për fjalime të kota, të thata dhe shterpe”, deklaronte Thaçi më 15 qershor 2020, shkruan Demokracia.com.

Por, Kurti, që nuk ka zgjedhur rrugë për të ardhur në pushtet, atëkohë nuk mbajti anën e drejtuesit të një institucioni të shtetit të tij, por e sulmoi me propagandën e tij të vrazhdët.

“Kosova është shtet në kontinentin e Evropës, e nuk është atje në kufi me Meksikë. Thaçi më keq po flet për Borrellin, Lajçakun e Brukselin se sa për Daçiqin, Vuçiqin e Beogradin. Borrelli e Lajçaku nuk kanë kryer gjenocid në Kosovë”, deklaronte Kurti.

Më shumë se tri vite pas kësaj deklaratë të ish-Presidentit Thaçi, të enjten e 14 shtatorit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i ashpër me ndërmjetësuesin Lajçak, pas takimit të radhës që ai zhvilloi në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti e akuzoi emisarin Miroslav Laçak se po mban anën e Serbisë, pasi ka pranuar propozimin e Serbisë si kushtëzim.

“Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar një kushtëzim të tillë dhe kushtëzimin nga Serbia që e ka pranuar Lajçak e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues dhe ndërmjetësues dhe unë s’mund ta pranoja një gjë të tillë, duke cenuar assesi Kosovën, kryeministër i së cilës jam”, ka deklaruar Kurti. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close