fbpx
Lajme

Ish-këshilltari i Kurtit publikon punimin e doktoratës së Vjosa Osmanit, thotë se është mediokër dhe se as në UP nuk do ta kalonte

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Durim Berisha, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të presidentes Vjosa Osmani lidhur me zgjedhjen e Kryeprokurorit.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka quajtur presidenten Osmani mediokre, e cila sipas tij nuk shquhet për ndonjë të arritur të veçantë akademike.

Madje, sipas tij, me këtë punim doktorature, presidentja Osmani nuk do të kalonte as në Universitetin e Prishtinës

Postimi i plotë:

Sipas Presidentes Osmani, e cila nuk shquhet për ndonjë të arritur të veçantë akademike e as si profesioniste e shkëlqyeshme juridike, teoria dhe praktika kushtetuese qenka gabim. Sepse sipas saj “kushdo që mendon se roli i saj (si presidente) është thjeshtë ceremonial e ka gabim”.

Ndryshe nga presidentja mendojnë të gjithë konstitucionalistët për rolin dhe pozicionin e Kreut të Shtetit në një republikë parlamentare. Tash injoranti mendon që Kushtetuta duhet ta theksojë se “Kosova ka sistem parlamentar” ose “Presidenti ka rol ceremonial”. Mirëpo një sistem kushtetues definohet nga procesi i legjitimimit të institucioneve kushtetuese, pra sipas atij që quhet zingjir i legjitimitetit kushtetues.

Zingjiri i legjitimitetit kushtetues formohet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta të anëtarëve të Kuvendit, të cilët më pas zgjedhin (legjitimojnë në mënyrë të tërthortë) bartësit e institucioneve kushtetuese. Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Parlamenti dhe si i tillë kategorizohet si rol ceremonial, formal dhe protokollar.

Edhe te çështja e Kryprokurorit të Shtetit. Nuk gjej fjalë për të përshkruar Blerim Isufajn, për t’keq, sepse për tjetër nuk i vie rendi atij. Mirëpo ky sistem kushtetues është në anën e tij. Presidentja s’ka çare pa e dekretu zgjedhjen e tij. Njejtë si s’ka çare pa i dekretu gjyqtarët e gjykatave të rregullta që ja propozon KGJK, prokurorët që ja propozon KPK dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që ja propozon Kuvendi.

Për t’qenë korrekt me përshkrimin e mediokritetit të saj, po ua bashkangjis vegëzen e punimit të saj të doktoraturës, i cili as në UP s’kish me kalu. /Demokracia.com/ 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close