fbpx
Lajme

Gashi: Glauk Konjufca populist, iu bashkua kundërshtarëve të Kurtit

Shkëlzen Gashi thotë se Glauk Konjufca iu bashkua kundërshtarëve të Kurtit me deklaratat që ia bëri atij.

“Kjo fushatë e egër nga kundërshtarët e Kurtit, u bë kundër kryeministrit Kurtit, por për habinë time, kësaj fushate iu bashkua edhe ministri i jashtëm Glauk Konjufca. Ai iu shërbeu kundërshtarëve të Kurtit. Zelli i tij, për tu deklaruar pa e parë intervistën por vetëm me deklarata populliste, ai iu bashkua kundërshtarëve të Kurtit dhe militantëve të partive që e kanë sunduar Kosovës në këto dy dekada. Për habinë time, bëri këtë deklaratë kundër këshilltarit të Kryeministrit Kurti, kundër dikujt që ia njeh qëndrimet qe disa dekada”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.

Gashi: Kurti më sakrifikoi si mesazh për bashkëpunëtorët që mund t’ sakrifiokë ngjashëm si mua

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Kurtit ka thënë se u sakrifikua nga Albin Kurti.

“Edhe sikur çoi një mesazh te bashkëpunëtorët e tanishëm edhe bashkëpunëtorët e ardhshëm që në rast të sulmeve ose linçimeve publike prej turmave injorante të partive politike kundërshtare mundet edhe me i sakrifiku siç po thoni ju”, tha Gashi në Rubikon.

“Pala kosovarë është dashtë vet me formu një Gjykatë për krime lufte, për me i gjyku pretenedimet e raportit të Dick Martyt”, ka thënë ai.

“Ishte luftë e drejtë dhe nuk ka asnjë dilemë as në Kosovë as në bashkësinë ndërkombëtare, them për ShBA-të dhe BE-në që kanë mbështetë clirimin. Mirëpo nuk ka luftëra të pastra, në krejt luftërat ndodhin krime. Në krejt luftrat n ëish-Jugosllavi kanë ndodhë gjana të tilla, natyrisht fajtori kryesor është Serbia dhe Sllobodan Millosheviq. Unë them që të gjitha luftrat që kanë ndodhë n ëish-Jugosllavi them se Serbia është fajtori kryesor, por edhe në Kroaci psh janë gjyku dhe janë dënu ata që kanë qenë të përfshirë në luftë të armatosur. Pjesëtarë të UCK-së është e vërtetë që janë gjyku, por Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë liru në mungesë të provave për krimet që janë akuzu që i kanë kry gjatë viteve 1998-99. Në Hagë nuk dëshmu që UCK ka bërë krime sepse nuk është dëshmu se UCK ka pasë plan për deportime, vrasje etj”, ka thënë Gashi, përcjell Periskopi.

“Në Kosovë mendojnë se vec kur shpallen të fajshëm janë kriminelë por kjo nuk është e vërtetë sepse edhe Millosheviqi ka vdekur pa u shpallë i fajshëm por ai ka qenë kriminel. Ka pasë Gjykatë në Kroaci, Gjykatë Speciale në Bosnjë ku janë dënu ata që kanë kry krime edhe pse luftrat kanë qenë clirimtare. Ne si shqiptarë jemi shumë të pakënaqur se sad he sip o dënohen të akuzuarit serbë për krime lufte”, ka thënë Gashi në rubikon, përcjell Periskopi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close