fbpx
Lajme

Ish kreu i LPK-së: Figura kryesore në organizimin e UÇK-së është Ali Ahmeti, është ilegal i vjetër

Ish kreu i LPK-së, Bedri Islami, në intervistën e tij të fundit për Debat Plus, ka folur për historikun e UÇK-së.

Në pyetjen e gazetarit Imer Mushkolaj, se cila është figura kryesore, qendrore dhe më e rëndësishme e gjithë Lëvizjes edhe në raport me organizimin e UÇK-së edhe me ato rezultate që janë arritur, Bedri Islami është përgjigjur “Njëri ndër figurat kryesore në organizimin e UÇK-së është Ali Ahmeti, të gjitha fijet në Kosovë para vitit 1998 kanë lëvizë nëpërmjet Ali Ahmetit, ka gëzuar besimin absolut të të gjitha grupeve dhe pastaj ai është përqendru në Zonën e Dukagjinit, unë them nga këta që janë jashtë, e brenda unë them Adem Jashari, por nuk e kanë patur shtrirjen që e ka patur Ali Ahmeti në njohjet sepse ai është ilegal i vjetër“.

“Ali Ahmetin, në momente të veçanta, nganjëherë të rëndësishme, e kanë sulmuar politikisht e jo vetëm politikisht, thuajse të gjithë.
E kanë sulmuar, por në fund i janë falur atij.
Duke qenë një figurë e njohur politike, që i ka fituar të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në Maqedoninë e Veriut, Ai, Ali Ahmeti, ka në vete brumin e njeriut politik të veçantë, i cili nuk rrëmbehet nga pasionet e çastit dhe as nuk tronditet nga zhurmat rreth tij”, po ashtu kishte treguar Bedri islami.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close