fbpx
Lajme

Si e plagos Fuad Ramiqi nga komandot izraelitë, ishte duke dërguar ndihma në Gaza me persona të tjerë

Para 12 vitesh, Fuad Ramiqi ishte gjendur në një anije duke dërguar ndihma në Rripin e Gazës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme atë kohë, ai ishte plagosur dhe nëntë të tjerë ishin vrarë.

Ai kishte treguar se si kishte ndodhur ngjarja. Fuad Ramiqi, në konferencën e parë për media pas lirimit të tij nga autoritetet izraelite, kishte dhënë detaje në lidhje me incidentin që ka ndodhur më datën 31 maj, kur komandosët izraelitë sulmuan anijet që po bartnin ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Në këtë konferencë, Ramiqi ka treguar se si ka ndodhur arrestimi i tij dhe i qindra personave të tjerë që ndodheshin së bashku me të në anijet që po dërgonin ndihma humanitare për palestinezët, me ç’rast si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite kanë gjetur vdekjen të paktën nëntë persona. “Ka ndodhur sulmi i rrufeshëm nga helikopterët edhe nga anijet luftarake, dhe pasagjeret janë kanë të habitur edhe kanë reaguar të mbrohen. Kur e kanë pa që ata do të na sulmojnë edhe kanë reaguar që të mbrohen edhe ata në fillim kanë përdorur disa elemente që nuk janë vrasëse, gaz lotsjellës, bomba shokuese, plumba plastikë…Më vonë kur nuk kanë mundur të hyjnë, atëherë e kanë përdorur armatimin, edhe pushkët. Dhe aty kanë ndodhur vrasjet në ballafaqimin direkt”, ka thënë Ramiqi.

Ai ishte ankuar se ka qene i vetmi qe nuk ka pasur kujt t’i drejtohet dhe nuk e ka pasur mbështetjen e shtetit. “Unë kam qenë i vetmi jetim në mesin e atij grupi me udhëtar i vetmi që nuk kam pas mundësi që të thirrem në konsultat apo ambasadë ose në qeverinë time, ose kam mbështetjen nga qeveria ime, edhe jam munduar që të dërgoj një lajm te familja ime që jam gjallë”. Ramiqi ka rrëfyer se ka refuzuar ndihmën e ambasadorit serb për lirimin e të burgosurve. “I pari që ka mbërritur në mesin tonë të burgosur kur kemi mbërri në Izrael ka qenë ambasadori maqedonas, që i ka lypë shtetas e vet. Dhe unë i jam drejtuar atij, pasi që kemi biseduar, që të marr emrin dhe mbiemrin, dhe numrin e telefonit që të lajmërojë familjen time. Ai ia ka nisur të shkruaj dhe në një moment ka thënë që është interesuar ambasadori serb me të ardhë në ndihmë dhe më ka thënë me thirr. Kur e kam dëgjuar këtë i kam thënë se ambasadori serb le të shkojë në t’samës. Unë s’e kam nevojë, e kam shtetin tim dhe e përfaqësoj popullin tim. Në atë moment, ai nuk e ka shkruar numrin e familjes time dhe u largua”, ka treguar ai. (KosovaPress)

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close