fbpx
Lajme

Ish kreu i LPK-së: Me propozimin e Fehmi Lladrovcit dhe Ramushit ne e ndaluam aktivitetin e Lëvizjes brenda UÇK-së

Ish Kreu i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) ka dhënë disa detaje interesante dhe të panjohura më parë në një intervistë për emisionin TV Malisheva.

Ai ka treguar për disa propozime të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Ramush Haradinajt.

Me propozimin e Fehmi Lladrovcit dhe Ramush Haradinajt ne e ndaluam aktivitetin e Lëvizjes brenda UÇK-së. UÇK u departizu, pra nuk kishte si të thuash celula, ta zëmë siq kishte në luftën e dytë botërore, pra celula të organizuara brenda UÇK-së. LPK mori përsipër logjistikën, politikën, materialet propagandistike, përfaqësimin politik por brenda UÇK-së, por këto këshilla popullore ishin të shtrira pothuajse në gjithë Kosovën…”

Ai ma tutje theksoi se “merita e tyre ishte se nuk e politizuan UÇK, por krahu politik u shkri në Lëvizjen për çlirim”

Ish kreu i LPK-së z. Bedri Islami, në njërën nga intervistat e tij të rralla në emisionin “Pa Rrotlla”, kishte folur edhe për themelimin e UÇK-së.

Ai kishte thënë se Thaçi në mbledhjen e Kërçovës kishte thënë se rruga paqësore me Serbinë duhet të marrë fund dhe duhet të filloi organizimi i luftës së armatosur. Sipas tij atë kohë ishte mbështetur edhe nga Ali Ahmeti.


Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close