fbpx
Lajme

Emaili i Bukoshit në 2000: Rugova duhet të pendohet para UÇK për deklaratat e dehura

Shefqet Dibrani, shkrimtar, publicist dhe aktivist shumë vjeçar i LDK-së, ka publikuar një komunikim intern me Bujar Bukoshin, i cili fyen dhe shan në mënyrën më të ulët presidentin Ibrahim Rugova pas luftës.

Lexoni me kujdes këto 361 fjalë nga gjithsejtë 2331 ose 1952 nga gjithsejtë 12 373 karaktere sa i ka vetëm kjo letër! Këtë fragment të shkurtër që është publikuar nga vet Dibrani, tregon për disa mospajtime që Bujar Bukoshi i kishte me Ibrahim Rugovën.

Von: Bujar Bukoshi

An: shefqet dibrani

Betreff: filloje punen ne kujdesin me te madh dhe suksese

Datum: Samstag, 18. November 2000 04:37

…. Pra s’kemi cka te presim, shalli edhe ashtu eshte i lodhur politikisht, e edhe fizikisht e me shendet, dhe nuk i dihet, po te flas si mjek ne kete rast, jo si bujar. Fundja, mendte e pleqnise jane si te femise.
Nuk mund te rrokulliseni per fajin e shoferit te dehur. Te lutem perpiqu ne shkrimet tuaja qe ta ngacmosh ngapak, por me kujdes te madh, sepse nuk i dihet rrjedhave globale, idene e nevojes se domosdoshme se si do duhej shpëtuar nga rrokullisja për fajin e timonierit te dehur, per nevojen e ndryshimeve me themel te partise, per arsyet e bazuara te njerezve qe po e braktisin partine edhe pasi moren vota te mjaftueshme ne zgjedhje etj. etj. Une per vete jam terhjekur thuaja fare dhe pa deshiren time nga faqet e gazetave dhe pak kush kujtohet te me beje nje interviste apo te merr opinion tim. Qe te mos dukesh ekstremist dhe te fitosh armiq pa nevoj, trajtoje pak edhe nevojen qe LDK-ja duhet te pendohet per nje vister ceshtjesh, si para anetaresise, si para UCK-se (ta dish se pare e madhe eshte derdhur per ta futur nen kontroll dhe kot, per fajin e shallit dhe deklaratave te tija te dehura). Ti e ke mandatin moral, si veprimtar i LDk-se, qe te kritikosh aty ku duhet dhe te shpetojme nga gremina.

Te kisha lutur qe te me informosh per rrjedhat e aksionit per malokun dhe te mos nxitosh ne dorezimin e thjeshte te tyre, por te behet ndonje marifet dhe te thuhet se nese kreu i LDk-se harron, ka te tjere qe s’harrojne dhe nuk shkelin lehte mbi djersen e tjeterkujt, edhe pse ti e din sigurisht se te zite e ullirit e kemi hequr nga sulmet bllokiste te QIK-ut ne ate kohe. E kaluar. Mos nxito me informata ne publik, sepse i jep tjetrit shkas per te te njollosur dhe pastaj si i tille behesh i braktisur, si shume te tjere para teje dhe pa merite.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close