Ish shqiptari i UDB flet: Imamët dhe malësorët, UDB-a DHE SPIUNËT… përballë intrigave të UDB
Shkup, 19 tetor 2020: (Ose: UDB-a dhe sfidat e përballjeve, histori dhe fate tragjike njerëzish !)
Kam bindje të plotë se vetëm një gjë është e vërtetë dhe këtë e di me siguri:Jeta ime, ndjenjat dhe mendimet e mia, dhembja dhe gëzimet, lotët dhe dashuria ime, malli për fëmijët dhe familjen atje ku nuk dukej dielli, për tokën ku u linda, për atë tokë kuqaloshe plot barishte e shkrepa në të cilën kanë lindur katragjyshërit e mi,për stuhitë e rrëmetet kah ka kaluar populli im, nuk mund të përshkruhen vetëm në disa faqe të këtij libri. Është mrekulli kur shpirtin ta ledhatojnë butësisht rrezet e ngrohta që bien në tokën tënde, aty ku gurgullojnë ujërat e burimeve të ftohta rrëzë maleve të larta plot freski, andej nga cicëron bilbili lajkatar, andej nga dëgjohen blegërima e deleve dhe fyelli i bariut,mbi suka malesh e barishte bjeshkësh, kënga e bukur për tufën e deleve, për vashën e bukur, për trimëritë e kreshnikëve dhe për historinë e racës, ishin preokupimet e shkrimeve të mia . Të gjitha këto të japin fuqi magjiplote, të shtojnë besimin dhe të kalisin që të qëndrosh në altarin kombëtar dhe të kauzës,duke e ruajtur egon për të mbet NJERI, duke ecur drejtë dhe me dinjitet në rrugën që duhet të ec njeriu, qoftë edhe “Njeri i Zotit” apo IMAM i fshatit…
Imamët dhe malësorët !
UDB-a DHE SPIUNËT…
Spiunazhi në përgjithësi  është ndoshta profesioni i dytë më i vjetër në botë. Qysh nga kohët e lashta, deri në ditët e sotme, shoqëria, shtete, institucione të ndryshme, organizata qeveritare dhe joqeveritare, ndërmarrje private, klerikë dhe individë të profesioneve të ndryshme etj. i ka përdorur dhe kanë përdorur spiunazhin si mjet për të manipuluar, vjedhur, sabotuar informacione dhe interese nga më të ndryshmet. Padyshim se, sidomos spiunët klerikë janë ndofta njerëzit më të çuditshëm në botë. Pa ta nuk bëjmë dot, por të gjithë i urrejnë. Në saje të spiunazhit dhe spiunëve UDB-a dhe KOS-i jugosllav i viteve të rrënuara komuniste, kanë zhvilluar rrjete, operacione dhe aksione të fshehta, sidomos ndër shqiptarët dhe me shqiptarë, madje duke i infiltruar edhe në qarrqe dhe rrjedha konspirative të organizatave, grupeve të emigracionit shqiptarë, duke survejuar dhe spiunuar përmes informatorësh sekret edhe në kryesitë e Komitetit “Shqipëria e lire” “Vatrës”, “Legalitetit” , ‘Lidhjes së Prizrenit” , “Lidhjes Kosovare” , “ Partisë agrare” etj në Çikako, Njujork, Detroid, Boston, Kaliforni, Australi dhe Zelandë të Re dhe jo vetëm. Kështu ka vepruar UDB-a edhe me emigracionin kroat duke zhvilluar rrjete agjenturore edhe ndaj Dr. Jeliqit etj. Nuk do mend, përmes spiunazhit të hershëm dhe atij modern janë fituar luftëra, perandori të mëdha janë gjunjëzuar, janë shkatërruar jetë personalitetesh të shquar politik në etapa dhe epoka të ndryshme që nga koha e CHEKES, NKVD, UDB-së, SIGURITATE, MOSSADIT etj. janë viktimizuar jetë njerëzish, por dhe janë shpëtuar në të njëjtën kohë në aspektin masovik. Sidomos UDB-a, siduket e ka pas në natyrën e saj aspektin e fshehtësisë dhe konspiracionit duke fshehur brenda për brenda në analet dhe arkivat e saj fenomenin e asaj që është dashur të dinin gjithçka dhe çdo gjë që ishte secrete në shpirtin dhe mëndjen e njerëzve, të dinin diçka që të tjerët duan ta kenë sekret, qoftë në aspektin individual ose kolektiv.
(Unë si shqiptar kur u futa si operativist në rradhët e UDB së republikane në Shkup, fillimisht në sektorin e ndjekjes së diplomatëve dhe atasheve të huaj, madje në sektorin e analitikës, them: mjerisht që punova ca vite aty si shqiptar, por nga ana tjetër, pasi kam ruajtur dinjitetin dhe shpirtin human, ruajta ndërgjegjen time, dhe nuk i bëra keq askujt, aty MËSOVA shumë gjëra seksrete në aspektin e metodave, mjeteve, arkivave të UDB-së jugosllave që ndryshe, kurë ose aspak nuk do ti dija si shqiptar…)
Historia e shkruar e spiunazhit në përgjithësi në jetën njerëzore, të paktën ajo që njihet ka filluar qysh në Greqinë e lashtë dhe në epoka të ndryshmë të mëvonshëm duke u përdor nga të gjithë shtetet, perandoritë, pushtetarët, grupet dhe njerëzit që kërkonin pushtet ose dhe nga ata që donin ta ruanin atë. Kështu ishte edhe çështja esenciale e veprimtarisë dhe konspiracionit të UDB-së në kohën para dhe pas kohës së Rankoviqit, para dhe pas vdekjes së Titos!
Lufta e Parë Botërore bëri të njohur spiunen më të famshme femër, me fundin e saj tragjik, Mata Harin. Revolucioni bolshevik i Tetorit 1917 që solli në fuqi ideoligjinë kominterniste dhe komunistët në krye me Leninin, solli dhe krijimin e CHEKA-s, sigurimin e parë sekret sovjetik si vazhdimtare e OKHRANAS-ë, Shërbimit sekret carist. Pasi ndërroi disa emra nga CHEKA në GRU, OGPU, NKVD etj, në vitet ‘1950 në kulmin e Luftës së Ftohtë u riemërtuan në KGB, e cila ishte dhe mbeti e frikshme dhe e tmerrshme për tu kthyer, pas rënies së komunizmit në SVR.
Por, a thua vallë ka ngjarë e njejta gjë edhe me UDB-në e frikshme, e cila me rrjetet e saja të nëntokës, siduket, ende vepron me shqiptarët, të cilët i ka vë në ballë stuhia dhe murlani i Ballkanit.(!?!)
Vallë, kishte UDB-a agjentë të saj si ai “007” në oborrin e Anglisë?!
Historia e spiunazhit dhe agjenturave jugosllave që i mbulonte UDB-a me ombrellën e saj, e që gjenden hermetikisht të mbyllura në arkivat secrete, janë të mbushura me ngjarje të panumërta, të ndërthurura dhe misterioze, me lista të gjata informatorësh, agjentësh nga profilet më të ndryshëm, duke përfshirë këtu, në rend të parë edhe KLERIKËT: murg e murgesha, priftërinj, imama , hafuza e hoxhallarë, ata të cilët kishin lidhje direkte me popullin dhe populli u besonte si “Njerëz të Perëndisë!”. Sepse edhe ishin në shpirt njerëz perfidy, të cilëve UDB-a u jepte apo i ngarkonte me detyra delicate rreth grumbullimit të informacionit. Një pjesë se bën këtë detyrë me vetë dësgirë, për karierizëm apo interest ë veçantë, disa për vese të ndonjë hakmarrjeje ndaj tjetrit, disa e bënin të kushtëzuar ose të manipuluar edhe në saje të ashtuquajtur “materialeve kompromituese” , sidomos rreth organizmit dhe detyrës secrete të ngarkuar për të mbledhur informacione nga çdo burim i mundshëm për sigurinë e Shtetit socialist dhe Platformës së LKJ edhe në stilin e “007”.
Në rrjetet e spiunimit dhe agjenturës së saj UDB-a fuste me admirim njerëz klerikë, hoxhallarë, sidomos, e që ishin “inovatorë të mëdhenj” në rekreimin thelbësor të çështjes së të dhënave informative relevante, duke i përfshirë këtu edhe disa procedura që ishin “revolucionare” për kohën komuniste duke vepruar kundër :nacionalizmit” “irredentizmit” apo edhe “separatizmit shqiptar”, e që më vonë u përshtatën nga të gjithë shërbimet sllavo-greko-ruse! Informatorët ishin vë në dijeni me delicates rreth personalitetit, grupit apo individit që do të survejohej. Bëheshin skedat biografike me gjurmët dixhitale, fotografi të të dyshuarve, mbikëqyrje e grupeve politikë ( sidomos atyre shqiptare dhe kroate jashtë vendit, por edhe Brenda), duke regjistruar me kujdes përgjime telefonike, gjurmime të vazhdueshëm dhe rregjistrime në arkiva dhe dosie personale operative…
***
…Fundi i Luftës së Ftohtë, dhe shembja e komunizmit në Ballkan dhe Europë, në mos përcakton “fundin e historisë” (sipas formulës së famshme të hsitorianit të famshëm amerikano-japonez Francis Fukuyama), me siguri provokon fundin e një historie të re të njerëzimit, ku bën pjesë edhe fatumet tragjike shqiptare shkaktuar nga spiunazhi jugosllav. Një histori që zgjati gjysmë shekulli gjatë të cilit rregullat e Lojës së Madhe janë të njohura, armiqtë të panjohur, rreziqet të parashikueshëm, sfidat të qarta, sidomos duke I future UDB-a në përfshirrje të tilla operative edhe hoxhallarët, akademikët , politikanët, diplomatët etj. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, shërbimet e fshehtë ndërkombëtarë do të duhej të përballeshin me një situatë krejt të re, që kërkonte një riorganizim të thellë.Por, me Ballkanin qëbdrrojnë stuhi dhe beteja të tjera , ndryshe!
Letër e H.Toplicës nga burgu i Spaçit
U kalua, në fakt, nga rreziqet klasikë (në nivel shtetesh, gjeografikisht të kufizuar, me një kod sjelljeje të pranuar nga palët, me forca ushtarake të identifikuara, me doktrina ushtarake të njohura) tek rreziqet e rinj (transnacionalë, gjeografikisht të përhapur, pa ligje dhe kode të pranuar, me fanatikë vështirësisht të identifikueshëm dhe me vullnetin për të vënë në përdorim të gjithë mjetet e shkatërrimit në dispozicion, të future në këto rrjete dhe anale të fshehta edhe “Njerëzit e Zotit”). Në një kontekst të tillë sfidat e shërbimeve jugosllave komuniste (të quajtura: UDB), do të bëheshin globale dhe metodat e tyre do të pësonin ndryshime thelbësore. Shërbimet e fshehtë duhej që nga ky moment të interesohen për të gjithë çështjet e mëdha që mendohet se kanë ndikim në ecurinë globale, humane e njerëzore , (tensione demografikë, rezerva energjie dhe lëndë të para, siguria e produkteve ushqyes, ndryshime të klimës, globalizimi i ekonomisë, rishfaqja e luftërave fisnore, ndëretnike dhe fetare), pa keqpërdorime apo keqtrajtime.
Rreziqet e rinj përfundimisht do i shtyjnë shërbimet e fshehtë drejt bashkëpunimeve në rritje për të zhvilluar komplementaritetin e nevojshëm mes mjeteve teknike të inteligjencës (satelitë, avionë) dhe faktorit njerëzor, që mbetet pavarësisht gjithçkaje, kyç në luftën kundër terrorizmit. Pra, nëse rezulton një plan teknik relativisht i lehtë kalimi i informacionit nga rrjetet sovjetikë tek ata të “shteteve batakçinj”, rezulton absolutisht e pamundur të dëgjosh individë që komunikojnë përmes mesazherëve apo që mblidhen në një shpellë në anë të shkretëtirës ku nuk realizon dot asnjë lloj përgjimi. Megjithatë, është gjithmonë e mundur të kapësh mesazherin, të infiltrosh në grupet ekstremistë apo të bësh ndonjë anëtar të tyre të tradhtojë. Pikërisht, faktori njerëzor. Një zanat që nuk njeh kriza: si për të demonstruar këtë gjë, në 2010 në Vjenë, në pistën e Aeroportit Schwechat, dhjetë spiunë rusë u shkëmbyen me katër informatorë të CIA, gjë që u transmetua direkt në televizion. Jetë reale, por duket sikur lexon një prej romaneve të famshëm të Jan Flemingut.
Por, shyqyr që UDB-a duket si e “vdekur” ! Megjithatë, kur të hapen dosiet dhe arkivat e fshehta të Batajnicës, do të shikojmë se sa dhe sa hoxhallarë, priftërinj, profesora, politikanë e akademikë ishin të përgëdhelur nga UDB-a dhe sa i kanë shërbyer asaj makinerie famkeqe gjatë viteve të rrënuara komuniste si në Shkup, Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Tiranë , Podgoricë (Titograd) dhe gjetiu në Gadishullin e Ballkanit./pashtriku/
VAZHDON …