fbpx
Lajme

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia: Berisha pagoi 1 milion euro që të më hiqte qafe në Turqi

Izet Haxhia ka dalë sërish sot përpara Gjykatës së Tiranës duke kërkuar hapjen e dosjes “Hajdari”.

I dënuar në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, ish-truproja i Sali Berishës ka përsëritur kërkesën ku thotë “Të denohem, por sëpari të dëgjohem”.Ai ka bërë një akuzë të fortë në drejtim të ish-kryeministrit kur tha se ka paguar 1 milion euro për ta ekzekutuar gjatë qëndrimit në Turqi.“Berisha pagoi 1 milion euro që të më hiqte qafe në Turqi, por nuk ia doli.

Dosja “Hajdari” është treguesi i qartë i futjes së duarve të krimit në drejtësi nga klanet e malesorëve të Tropojës dhe Skraparit.

Të denohem, por sëpari të dëgjohem.

Dua të pyes Sali Berishën për kalvarin e vrasjeve të nisura më 4 janar 1998… A ka lidhje dhëndri juaj me këtë?”, tha Izet Haxhia.

Ish-truproja insiston për rihapjen e dosjes “Hajdari” ku Gjykata e Tiranës pritet të vendosë sot për këtë kërkesë.(TemA)

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close