fbpx
Lajme

Merovci tregon si hynë dhunshëm policia serbe në shtëpinë e Rugovës dhe si e rrahën

Adnan Merovci, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit të ndjerë z. Ibrahim Rugova ka treguar se si ishin përplasur me policinë serbe në shtëpinë e Ibrahim Rugovës. Ai për Oral History Kosovo e ka treguar gjithë ngjarjen.

Ja rrëfimi i plotë:

Qëllimi im ishte i vram, i vram po bile n’oborr të Rugovës. Dhe kur kemi hy brenda aty kur m’ka pa Rugova u çmend, ka thanë, “Qysh mrrive, Adnan?” Se prej teracave u shishin ekspeditat, ekspeditë me pinzgauera, me makina t’blindune ka dy a tre, ka dhetë-pesëmbëdhjetë, 20 njerëz me uniformë, pa uniformë, me uniforma t’gjelbërta krejt kto përshkrime kanë qenë objekt i dëshmisë sime në Hagë dhe e pashë se po na vijnë, domethanë po ofrohet, po na vjen rendi. Dhe i thashë kryetarit, “Kryetar edhe na kem me u ndodhë në këtë situatë, por jom une këtu, ballafaqohna une me këta”. “Ani, kujdes Adnan, kadale, mos u acaro mos…” E gazetarja nuk dike dhe une me ni rast po i thom, “Kështu, kështu kanë me na ardhë”.

Dhe duke e pasë parasysh që ishte ni gazetare Renate Flottau që ishte ni korrespodente për Ballkan dhe njoftëse e mirë e t’gjitha luftënave në Jugosllavi. Unë me qëllim për me e majt që le t’na nxojnë ata me to aty, s’mujsha me i thonë rri se po na vjen policia, se ajo e kryjti ni intervistë me Rugovën. I thashë, “Qysh duhet me reagu n’këto raste? Me pasë qenë në Bosnje ke pa situata?” M’ka thanë, “Veç duhet me qenë t’qetë, edhe jepju informacione hala pa t’vetë, n’kuptimin…” por tha, “meqenëse nëse janë në uniformë puntë i keni mirë, ma mirë se kta paramilitartë”.

Dhe n’atë moment janë ardhë te dera, i kom thanë kësaj, “Hyp naltë” dhe aty jom ballafaqu. E kanë thy derën e parë, derën e dytë kom 58 piskatë, “Këtu ka njerëz” katrahurë ka ndodhë aty. Pse s’më kanë vra s’di, qysh, çka ka ktu… kto janë rrëfime që i kom bo edhe n’forma t’ndryshme. Dhe në katin e naltë kanë qenë krejt anëtarët e familjes të Rugovës me dy, dy, dy baxhanakat e tij me fëmi krejt komplet, dikun rreth 20 anëtarë. Une me familjen time, fëmitë une masandej i mora se kur na ndodhi ajo une kërkova me i marrë fëmitë edhe m’lejunë me i marr fëmitë dhe i pruna aty atë natë. Dhe domethanë, për me spjegu shumë thjeshtë domethanë, as n’tualet fëmitë nuk i lejshin me shkue. Nihere kishe po kontrollojmë ka armë, s’ka armë. Aty katrahura poshtë ndodhi me mu dhe osht’ minimumi me përdorë atë malltretim.

Veç e di që njeri s’mujke me u rrzu pa u rrzu. Ata m’sulmojshin une mujsha me qëndru, s’mujsha me, u tutsha me u rrzu thojsha ftyrën me rue e qishtu e ma bojshin, m’shajshin, “Tek je i fortë, e tek je kështu e…” qisi farë. Ftyren ma kanë ru, n’ftyrë s’kom pasë sheja po ni ndihmë e kom pasë. Dhe tani, kur, i kom thanë, “Shtëpia e Rugovës…” “E a keni armë?” “S’kemi armë” e qisi pollavra dhe i thashë, “Na jem nën vëzhgim të NATO-s, s’mundeni ju kështu me u sillë!” U trimnova pak në ato momentet e para kur veç dola prej rrezikut, se rreziku ishte n’fillim domethanë, që me shku pa dëshmitarë që thojnë.

Atëherë fillova me u trimnu edhe m’erdh gjaku edhe hiç… aty e kom pa qysh osht’ me vdekë, e kom pa Zotin, e kom pa jetën. Njeriu… mos m’thuj që jom trim se s’e kom ditë. Edhe trimnia nuk osht’ domethanë ni virtyt, ni atribut, osht’ ni moment psiko-fizik që secili njeri e ka, po a t’vjen a s’të vjen n’jetë… mu m’ka ardhë dhe e kom përjetu. Për qata janë kuajt edhe çdo sekond e kom tepër n’jetë thashë, çdo sekond po jetoj… krejt i kom kry.

Dhe janë mandej, i kom thirrë ata naltë m’kanë thanë, “Thirri anëtartë e familjes”. Kemi zbritë qaty katër orë kemi ndejtë, ka qenë ni komunikim që une e kom ilustrue nëpër librat që kanë me dalë. Jo krejt t’detajume, dihen sot në opinion po kto libra kanë m’i… se e kom librin, e kom librin e Konferencës të Rambujesë dhe të arrestit shtëpiak mandej. Praktikisht na u arrestum edhe aty na kanë mbajtën të gjithë nji muj e gjysë dikund, na kanë mbajtë në atë shtëpi aty.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close