fbpx
LajmeOpinione

Jeruzalemi, qyteti i pamundur për t’u ndarë apo bashkuar

Që nga struktura e tij Jeruzalemi, më shumë se një aglomerat urban (një shesh, një qendër pushteti shekullore dhe një spirituale, rrugë tregtare dhe vendbanime), është jë tërësi ishujsh dhe enklavash: secila me zakonet e veta dhe në luftë me të tjerat.

Nuk është vetëm faji i pushtimit ushtarak. Qyteti ishte i ndarë që nga gjysma e dytë e Tetëqindës, kohë kur fuqitë evropiane rizbuluan në zemër të Perandorisë dekadente otomane, vlerën e tij simbolike dhe gjeopolitike. Investuan para dhe kulturë, dërguan misionarë dhe arkeologë, spiunë dhe tregtarë, ndërtuan kisha dhe vendbanime. Secila, Rusia dhe Gjermania, Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe, për llogari të vet dhe kundër të tjerëve; kaq shumë enklava të vogla.

E pamundur ta bashkosh, e pamundur ta ndash. Mbetet vetëm të shpresojmë për ndërhyrjen e të Plotfuqishmit, por edhe ai mund të hiqet mënjanë, për shkak të tepricës së emocioneve dhe interpretimeve të njerëzve.

Thuhet se në qershor të vitit 1967, Moshe Dayan, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes i Izraelit, u bëri kolegëve në qeveri pyetjen: “A kemi vërtet nevojë për këtë Vatikan?” Ai e kishte fjalën për Qytetin e Vjetër dhe kilometrin katror, ku vendet e shenjta të tre monoteizmave janë të përqendruara në Jerusalem.

Vetë kryeministri Levi Eshkol hezitoi para se të jepte urdhrin për të pushtuar atë pjesë toke. Atë që ndodhi e dimë: është histori. Por edhe në vitin 1993, Shimon Peres, atëherë ministër i jashtëm dhe arkitekt i marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellë, mes Izraelit dhe Organizatës Çlirimtare të Palestinës, i pyetur nga reporteri i “L’Espresso” se çfarë duhej bërë me kilometrin katror, ku ndodhen Mali i Tempullit, Murit i Lotëve dhe kisha e Varrit të Shenjtë, tha: “Ne duhet t’ia transferojmë sovranitetin Perëndisë.” Ai donte të thoshte: ndonjëherë arsyeja duhet t’i dorëzohet simboleve.

E lehtë ta thuash, vetëm se njerëzit, pothuaj 900 mijë banorët e atij që Donald Trumpi ka njohur si kryeqytet të shtetit hebraik, duke u vënë kundër botës mbarë, jetojnë jo vetëm me simbole dhe ëndra shpengimi (viti i ardhshëm në Jeruzalem do të thotë viti i ardhshëm i Mesias). Realiteti i qytetit të zgjedhur si banesë e Zotit është i përbërë nga ndarje dhe konflikte. Që nga struktura e tij Jeruzalemi, më shumë se një aglomerat urban (një shesh, një qendër pushteti shekullore dhe një spirituale, rrugë tregtare dhe vendbanime), është jë tërësi ishujsh dhe enklavash: secila me zakonet e veta dhe në luftë me të tjerat. Nuk është vetëm faji i pushtimit ushtarak. Qyteti ishte i ndarë që nga gjysma e dytë e Tetëqindës, kohë kur fuqitë evropiane rizbuluan në zemër të Perandorisë dekadente otomane, vlerën e tij simbolike dhe gjeopolitike. Investuan para dhe kulturë, dërguan misionarë dhe arkeologë, spiunë dhe tregtarë, ndërtuan kisha dhe vendbanime. Secila, Rusia dhe Gjermania, Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe, për llogari të vet dhe kundër të tjerëve; kaq shumë enklava të vogla. Dhe sipas librit të Vincent Lemire, “Jeruzalemi: Historia e qytetit-botë”, edhe gjatë luftës së vitit 1948, si udhëheqësit hebrenj, ashtu edhe ata arabë synonin ndarjen e qytetit, dhe jo pushtet mbi gjithë Jeruzalemin. Përfundoi me dëbimin e hebrenjve nga lagja e tyre në Qytetin e Vjetër, dhe me eksodin e palestinezëve nga pjesa perëndimore. Nëntëmbëdhjetë vjet pas atij konflikti, në vitin 1967, izraelitët pushtuan të gjithë qytetin. Zgjeruan kufijtë, përfshinë mbi njëzetë fshatra dhe qyteza palestineze. Rrafshuan shtëpitë përpara Murit të Lotëve, për ta bërë atë vend të denjë për statusin e qendrës së eksperiencës spirituale hebraike. Gjithë këto duken të mirëqena e të qarta, por nuk ishte dhe nuk është: për sionistët nga fundi i Tetëqindës dhe deri në vitet shtatëdhjetë të Nëntëqindës, Jeruzalemi ishte një thirrje romantike; praktika spirituale ishte tjetërkund, në kubbutz-e dhe në brigjet e Mesdheut, në Tel Avivin e ri dhe modern. E dinin që Jeruzalemi ndan dhe nuk bashkon, sepse ai flet për të kaluarën dhe jo për të ardhmen. E thoshte Meron Benvenisti, nënkryetar bashkie, njeri i paqes, i ngarkuar në vitet gjashtëdhjetë për të integruar dy pjesët krysore, dhe deri atëherë të ndara të qytetit, atë Perëndimore të banuar nga izraelitët dhe atë Lindore të populluar nga palestinezët.

Por konflikti nuk ka vetëm karakter kombëtar; edhe shumica hebraike (dy të tretat e popullsisë) është e ndarë në brendësi të saj. Ka lagje ku ortodoksia është ligj: burra të ndarë nga gratë; nuk ka veshje të shkurtëra; rrugë ku një zonjë laike rrezikon të fyhet rëndë. Dhe për pjesën tjetër – një tjetër anomali e qytetit – në politikën lokale shumë njerëz të majtë mbështesin kryebashkiakun aktual, Nir Barakat, i cili është i djathtë. E bëjnë për të frenuar ofensivën e fondamentalistëve fetarë hebrenj.

Pastaj janë banorët palestinezë: të lirë të lëvizin në Shtetin e Izraelit, por pa nënshtetësi. Atmosfera në lagjet e tyre nuk është e ndryshme nga ajo në Ramallah apo në Nablus, zemra e Cisjordanisë. Jeruzalemi lindor mund të jetë ndoshta pjesë e Shtetit hebraik, por i ngjan më shumë një qyteti të Autonomisë palestineze.

Dhe për të kuptuar se sa ndan Jeruzalemi, mjafton të mendojmë se çelësat e Kishës së Varrit të Shenjtë janë në duart e një familje myslimane; një masë për të bërë të padëmshëm një tjetër konflikt; atë mes emërtimeve të krishtera për kontrollin e vendit ku u varros Jezusi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close