fbpx
Lajme

Jeta Xharra kritikon drejtorin për avancimin e kunatit të Albulena Haxhiut, thotë se Drejtori po i laritet VV-së

Shkruan: Jeta Xharra

Një drejtor i Postes se Kosoves, Rafet Jashari, që eshte UD (e jo drejtor pernime), me nje bord te perkohshem te ksaj ndermarrje publike, pr ame nje bord qe so pernime, ka vendos bash qetash me avancu familjar te VV-se e te njejten kohë, bash qeto ditë, po shkarkon punëtor të suksesshëm (por kritik) të Postës si Dren Shahini – çka mi thane ksaj? Mos ndoshta qëky UDdrejtor menon qe me bo me hi ne konkurence te mirrefillte per drejtor kur te hapet konkursi, ky kurre s’fiton, e hajt qeshtu tu ju larit VV-se mos po i kompenzon mungesat tjera që i ka? #hulumtimikallxo

Shkumbin Krasniqi, vëllai i asamblistit të LVV-së në Malishevë, Alban Krasniqi, nga data 11 qershor do të ketë një detyrë të re në Postën e Kosovës.Ai është avancuar nga pozita e postierit në pozitën zyrtar për kujdesin ndaj konsumatorëve.Ky avancim ka bërë që Krasniqi të ketë rritje të konsiderueshme të pagës.Derisa në pozitën e postierit Krasniqi kishte gradën 3 dhe një pagë prej 435 euro, në pozitën e re ai ka gradën 7 dhe do të ketë një pagë prej 835 euro.Shkumbim Krasniqi është vëllai i Alban Krasniqit, asamblist në Komunën e Malishevës nga Lëvizja Vetëvendosje.Alban Krasniqi është bashkëshorti i Albulena Haxhiut, ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Albin Kurtit.I kontaktuar nga KALLXO.com, Shkumbin Krasniqi, ka thënë se është avancuar përmes një konkursi të brendshëm.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close