fbpx
Lajme

Kadare: Thaçi ishte tek unë para nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë, ishte i paqetë dhe kishte presione

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, kishte shkruajtur dhe kishte ruajtur komunikimin dhe bisedën me kryesuesin e delegacionit të Kosovës në Rambuje z. Hashim Thaçi para se të nënshkruhej marrëveshja e Rambujesë.

Ai e ka vlerësuar lart kontributin e Thaçit në Rambuje duke thënë se ai ka triumfuar pavarësisht zërave kritik, si dhe askush nuk mund ta kritikojë, sepse ai ka triumfuar në atë betejë historike për Kosovën.

Në letrën e asaj kohe ai tregon se Thaçi kishte kërkuar një takim me të para se ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë. Ismail Kadare më tutje kujton atë kohë duke treguar se “Në mbrëmje vonë Hashim Thaçi shpreh dëshirën të më takojë, vjen gati në mesnatë me Ramë Bujën dhe përkthyesen e delegacionit. Një copë herë bisedojmë kokë më kokë, Thaçi është i paqetë. Natyrisht ka vendosur të nënshkruajë, por ka shumë presione. Ai më bën një pyetje që është njëkohësisht një kërkesë; në rast se sonte e nënshkruante marrëveshjen, unë si shkrimtar shqiptar a do ta përkrahja atë akt publikisht? Pa asnjë ngurrim ju përgjigja se do ta përkrahja, madje qysh në atë çast mbaron biseda kokë më kokë”.

Atë kohë Shkrimtari Kadare kishte vazhduar rrëfimin duke treguar se “Jam i gëzuar dyfish, e para se kjo punë po kryhet, dhe e dyta se në këtë këshillim të luftëtarëve të Kosovës, me një njeri të kulturës, shoh një ogur të mirë”.

Kjo ishte një pjesë e letrës së Kadaresë të shkruar atë kohë.

https://www.youtube.com/watch?v=R_wuwF5Nq80 video 31min.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close