fbpx
Lajme

Kajtazi: Edi Rama është duke lujtë me Albin Kurtin

Gazetari Vehbi Kajtazi në Debat Plus ka folur për spekulimet se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po planifikon të rrëzoj qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk e beson se ka një plan për rrëzim të qeverisë së Kosovës nga Rama por që nëse do ta bënte kjo është krejtësisht legjitime.

“Sa i përket rrëzimit, nuk besoj që zoti Rama e ka një synim të tillë por nëse do ta kishte për mua do të ishte tepër legjitime pasi zoti Kurti deshi ta bënte një gjë të tillë”, ka thënë gazetari Kajtazi.

Kajtazi tutje është shprehur se me pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri kryeministri Albin Kurti ka tentuar ta rrëzoj Edi Ramën nga pushteti por që kjo ka dalë shumë qesharake.

“Përmes pjesëmarrjes në zgjedhje në Shqipëri përmes protestave të deputetëve të VV-së atje. Ka marrë pjesë në zgjedhje kundër Edi Ramës në praktikë e ka zbatu iden e tij për me rrëzu Edi Ramën, pra ka provu më rrëzu Edi Ramën. Ka qenë një tentativë qesharake. Edi Rama është duke lujt me Albin Kurtin, politikisht”, ka thënë Kajtazi.Kajtazi poashtu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen ndaj bizneseve në vend, ndërsa ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama po e bënë pikërisht atë që Kurti do të duhej ta bënte, po e krijon klimën për investime të bizneseve të fuqishme kosovare në Shqipëri.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close