Lajme
Kajtazi-Ferajt: Gishti i Ramushit ka vlerë më shumë se ti
Gazetari Vehbi Kajtazi e ka quajtur të sëmur mendor anëtarin e LVV-së, Hysamedin Feraj, i cili përdori një gjuhë skandaloze ndaj Ramush Haradinajt, duke thënë se kryetari i AAK-së duke të tregojë se pse nuk është vrarë ai nga Serbia, por vëllezërit e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Paparaci.
Lidhur me këtë, Kajtazi tha se Feraj jo vetëm që i ka bërë dëm kombit si shërbëtor i diktatorit Enver Hoxha, por edhe gjykon se kush është dashur të vritet ne lufte e kush jo.
“I poshtër! Ky dhe soji i tij duhet ta dijne se gishti tregues i dorës se djathte i Ramushit ka vlere me shume se qenia e tyre”, shkroi ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.