Kajtazi: Kushdo që mbron Martin Berishajn e mbron krimin e korrupsionin
Gazetari Vehbi Kajtazi ka vlerësuar se kushdo që e mbron ambasadorin Martin Berishaj, të përfshirë në skandalin mediatik në Slloveni, në të njëjtën kohë “mbron krimin, korrupsionin dhe pastrimin e parave”.
Sipas Kajtazit, shqetësuese është që ambasadorin Berishaj po e mbron edhe një nga njerëzit më të pastër të Lëvizjes Vetëvendosje, që siç thotë ai, është Glauk Konjufca.
“Fatkeqësisht atë po e mbron pushteti, madje edhe njëri nga njerëzit më të pastër të LVV-së”, tha Kajtazi, në një shkrim të publikuar në Twitter.
Tutje, gazetari ka shkruar se ambasadori Martin Berishaj është sinonim “i mafias energjetike”.
Emri i Berishajt është përfshirë në një skandal financiar të raportuar nga Planet TV, një medium në Slloveni.
Emri i tij është përmendur krahas kryetarit të partisë Lëvizja për Liri në Slloveni, Robert Golob, i cili të dielën i ka fituar zgjedhjet.