fbpx
Lajme

Kajtazi: Një opozitë e mençme do ta bojkotonte këtë seancë, siç do të bënte Vetëvendosje po të ishte në opozitë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri Albin Kurti po përpiqet të arsyetohet para ndërkombëtarëve përmes nxjerrjes së një rezolute nga kuvendi të shtunën.


Sipas Kajtazit, Kurti po synon që në “lojën e tij” të përfshijë edhe opozitën. Këtë, sipas gazetarit, po e tenton me qëllim që të heqë nga vetja barrën e vendimit për moslejimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Kurti po përpiqet që të arsyetohet para ndërkombëtareve se për këtë çështje ka vendos Kuvendi e jo ai”, ka thënë Kajtazi. “Një opozitë e mençme do ta bojkotonte këtë seancë, për të mos thënë se duhet të bëjë njëjtë siç do të bënte Vetëvendosje po të ishte në opozitë.”

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se me ftesë të kryeministrit Albin Kurti, të shtunën e 15 janarit do të mbahet seancë e jashtëzakonshme parlamentare.

Kjo seancë do të mbahet me fillim prej nga 14:00 dhe në të do të diskutohet çështja e referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close