fbpx
Lajme

Kajtazi: Polisat e sigurimeve ua paguan diasporës që vijnë me BMW, e jo edhe veteranët

Gazetari, Vehbi Kajtazi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur rreth Ligjit për pagën minimale, i cili u miratua në parim të martën nga Kuvendi i Kosovës.

Megjithatë, ky Ligj ka nuk ka përfshirë veteranët, derisa për këtë Kajtazi ka thënë se shoqëria nuk e njeh çlirimin e Kosovës si meritë të UÇK-së.

“Shoqëria jonë nuk e njeh çlirimin e Kosovës si meritë të UÇK-së, dhe në kuadër të kësaj është edhe refuzimi me ja rrit socialin në 270 euro, 100 euro është më shumë. Me ju shkua në llogari bankare disa njerëzve që para 23 vjetëve kanë qenë të gatshëm me vdek dhe ne sot bëjmë kalkulime  buxhetore. Sot ne këto kalkulime i bëjmë për këta njerëz”.

Polisat e sigurimeve ua paguan diasporës që vijnë me BMW e Mercedesa e jo edhe veteranët, kjo është qesharake, ka thënë Kajtazi.

Gjatë debatit Kajtazi ka thënë se pajtohet se ka pasur fryrje të listave të veteranëve, derisa për këtë ka thënë se ka një proces gjyqësorë dhe nuk mund të ketë proces civil administrative.

“Unë pajtona që ka manipulime, e janë fryrje listat, por kemi një proces gjyqësor dhe pa përfunduar procesi gjyqësor nuk mundet me pas proces civil e administrative dhe kur të vendos gjykata se a janë fajtorë atëherë ne mundemi me u marr me vendimin e gjykatës”

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim Ligjin për pagën minimale, të martën.

Pro votuan 68 deputetë, kundër nuk kishte e abstenuan 6.

Nga komunitetet, deputetët e Listës Serbe votuan pro, kurse votat abstenim erdhën nga Grupi multietnik.Për këtë ligj ishte debatuar shumë kohëve të fundit, madje edhe ishte organizuar një protestë nga organizatat e dala nga lufta, pasi pensionet e veteranëve nuk ishin përfshirë në ligj. /Paparaci/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close