Lajme
Kajtazi ”shpërthen” ndaj Borellit për Thaçin: Kush je ti me arrestu dikënd?
Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas deklaratës së Josep Borrell për arrestimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dy vjet më parë.
Kajtazi ka thënë se deklarata e Borrellit do të duhej të trajtohej si ndërhyrja më e madhe në sistemin e drejtësisë.
“Kush je ti me arrestu dikënd? A je prokuror? A je gjykatës? Kjo për ketë që po flet ky zotëriu, do të duhej të trajtohej si ndërhyrja më e madhe në sistem të drejtësisë. Thaçi dhe të tjerët meritojnë drejtësi. Drejtësia vendos nëse janë fajtor apo jofajtor”, ka thënë ai.