fbpx
Lajme

Kalojnë 111 ditë, s’kryhet asfaltimi i 600 metrave të magjistrales Prishtinë-Gjilan

Më 5 maj, kanë nisur punimet për zgjerimin e segmentit rrugor me gjatësi prej 600 metrash në dalje të Prishtinës, në magjistralen që lidh kryeqytetin me Gjilanin.

Atë ditë ishte thënë se ky projekt do të përfundonte për 55 ditë pune, raporton KTV.

Por, 111 ditë pas, prej tyre 77 ditë pune, përfundimi i punimeve duket ende larg.

Qytetarët janë të frustruar me kolonat, pluhurin dhe dëmet që po u shkaktohen si pasojë e zvarritjes së punimeve.

Në Komunën e Prishtinës përgjegjësinë për projektin e kanë hedhur te Ministria e Infrastrukturës.

Në këtë të fundit e kanë pranuar se ka tejkalim të afatit, por për këtë i fajësojnë një varg institucionesh.

Përderisa në KEDS nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje, në Ujësjellësin Rajonal “Prishtina” e akuzojnë ministrinë për mosbashkëpunim dhe kryerje të punimeve jashtë çdo standardi.

Problem tjetër është nisja e punimeve pa u kryer procesi i shpronësimeve, me ç’rast pos pronave private, ka problem edhe me bizneset në atë zonë.

Menaxheri i kësaj pike të Al-Petrolit nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, ndërsa numri të cilin ai ka udhëzuar televizionin t’i drejtohet ka qenë i paqasshëm.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka thënë se brenda 10 ditësh do të fillojë të asfaltohet një anë e rrugës, ndërsa ka shtuar se i gjithë projekti do të përfundojë për 40 ditë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close