fbpx
Lajme

Andi Bushati: S’e kam parë kurrë më keq Albin Kurtin

Publicisti nga Tirana, Andi Bushati ka kritikuar paraqitjen e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, në konferencën për media me Edi Ramën në Prishtinë.

Sipas Bushatit, konferenca e sotme për media e Kurtit me Ramën e ka vënë në pah versionin më të keq të kryeministrit kosovar.

“S’e kam parë kurrë më keq Albin Kurtin sesa në këtë konferencë”, tha Bushati në një shkrim në Facebook të hënën.

Gazetari shqiptar, një përkrahës i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe një kritik i madh i qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri, pretendon se Kurti është shtirur gjatë konferencës me Ramën.

“Duhet të shtiret si miqësor me dikë për të cilin është i bindur se nuk lë gur pa lëvizur për ta minuar”, ka thënë ai.Rama deklaroi sot se nuk është i interesuar të përfshihet në jetën politike të Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close