Lajme
Kandidati i Listës Serbe fiton me vetëm 10 vota më shumë se kundërshtari në Kllokot
Janë numëruar 100 për qind të votave të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kllokot.
Sipas të dhënave në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në balotazh ka fituar kandidati i Listës Serbe për kryetar, Strahinja Spasiq.
Spasiq ka marrë vetëm 10 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga radhët e IQ Kllokot-Vërbovc, Bozhidar Dejanoviq.
Spasiq ka fituar 1.030 vota, kurse Dejanoviq 1.020 vota.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/screenshot-12_1511126229-3774836.png)