Kandiq godet Vuçiqin për të pagjeturit pas takimit me Kurtin, ia përmend rastin e Ramë Manajt
Natasha Kandiq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ia ka kujtuar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, se kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Kosovës është Ramë Manaj, familjarët e të cilit janë zhdukur në prill 1999 dhe mbetjet janë gjetur në një liqen në Serbi. Ndërkaq Veljko Odaloviqi që tani mban postin e Kryetarit të Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë ka qenë udhëheqësi kryesor jugosllav në Kosovë pas vitit 1997 gjatë regjimit të Millosheviqit , raporton Gazeta Express.
“Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Kosovës është Ramë Manaj, djali 18-vjeçar i tij, Ylli, vëllau Smajl dhe disa familjarë janë parë së fundi më 4 prill 1999 në fshatin Kralan. Mbetjet e vëllaut të tij dhe 18 personave të tjerë të cilët u zhdukën në Kralan janë gjetur në Liqenin Perucac. 48 të tjerë janë në listën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të zhdukurit”, ka shkruar Kandiq.
Lexo Edhe:
Haradinaj: Kurti mashtrues ordinder, çasja e tij në dialog është e rrezikshme
Kryeministri Albin Kurti dje në takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq ka propozuar që kreu i delegacionit serb për persona të zhdukur Veljko Odaloviq të largohet nga kjo pozitë pasi ai ka qenë udhëheqës i Kosovës në kohën e regjimit të Millosheviqit.
“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”, ka propozuar Kurti dje në Bruksel.