fbpx
Lajme

Rreth Sirisë po sillen aeroplanë luftarakë, çfarë po ndodhë atje (Foto)

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka deklaruar sot se Rusia do të japë llogari nëse ka gisht në sulmin kimik të ndodhur para pak ditësh në Siri.

“Rusia zotohet se do të godasë çdo predhë që do të hidhet drejt Sirisë. Atëherë, bëhu gati Rusi, sepse predhat po vijnë, të mira, të reja dhe të zgjuara. Nuk duhet të jesh partner me një kafshë vrasëse me gaz, që vret popullin e vet dhe kënaqet nga kjo gjë”, kishte shkruar Trump.

Në anën tjetër, ishte edhe ambasadorja e ShBA-së në OKB, Nikki Haley ajo që ka deklaruar se Amerika do të përgjigjet ndaj sulmit me armë kimike në Siri, pavarësisht nëse Këshilli i Sigurimit në OKB do të marrë, ose jo masa.

Mediat e huaja sot kanë raportuar se në 72 orët e ardhshme pritet që Amerika të nisë raketat e para në Siri.

Ndërsa, në një hartë të paraqitur shihen qartë aeroplanët e Rusisë dhe të ShBA-së brenda Sirisë.

Aktualisht një aeroplan rus është duke fluturuar në veri të qytetit Hama, raporton Indeksonline. Një tjetër është duke fluturuar mbi qytetin Tartus. (Shihni hartën – aeroplanët me ngjyrë të kuqe janë të Rusisë).

Aeroplani tjetër rus është duke fluturuar nga Najaf i Irakut për në Damask.

Shenja që tregon se në këtë zonë kanë mbetur disa të vrarë. (Shih foton më poshtë).

Ndërsa, me ngjyrë të kaltër janë aeroplanët e ShBA-së të cilët po fluturojnë rreth Sirisë, raporton Indeksonline.

Është një KC-167 që është nisur nga Arabia Saudite për në Jordani. (Shih foton poshtë)

Ndërsa, një tjëtër është në kufirin e Sirisë me Irakun. Aty afër gjendet edhe një aeroplan rus.  Një aeroplan tjetër amerikan është duke fluturuar mbi Detin Mesdhe.  (Shih foton poshtë).

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close