fbpx
Lajme

Kelmendi: Telefonata e vëllaut të Nekibe Kelmendit dhe “konflikti” i Smajl Hajdarit me Rugovën në mbledhje

Shkruan: Ibrahim Kelmendi

SMAJL HAJDARAJ. As këtë Personalitet nuk e kam njohur personalisht. Fatkeqësisht është vra me 17 janar 2002. Kjo vrasje me pat pikëlluar ekstra, edhe për faktin se disa ditë më parë me pat rastis të jemi pjesëmarrës aktiv në një shqetësim, që u prezantuar si tepër serioz. Kishte ndodhur një konflikt në mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së, e kryesuar nga Ibrahim Rugova. Ishte ngërçi i zgjedhjes së Ibrahim Rugovës për president i UNIMIKistanit. Meqë nuk po i bëheshin votat e “deputetëve” shqiptarë, ai po mundohej të bind grupin parlamentar, se i duhen votat e “povratakut” (kështu quheshin deputetët e atëhershëm serbë). Smajl Hajtaraj, me temperament prej malësori, ndërhynë: “Po i kërkove votat e povratakut kam me votua kundër dhe kam me të shpall tradhtar!” (parafrazim). Kështu ma rrëfeu vëllai i Nekibe Kelmendit, i cili më pat telefonuar, i alarmuar, sapo motra i kishte treguar si ishte prish ajo mbledhje, dhe më pat lut të delja të pi kafe me te, meqë ndiehej i shqetësuar, edhe për hir të shqetësimit të motrës së tij.

Fati deshi që Smajl Hajdaraj të varroset në Varreza të Fshatit tonë (Llabjan / Pejë). Aty isha pjesëmarrës. Meqë kisha aparat fotografik digjital e pyeta për leje Djalin e Smajlit nëse mund të fotografoja. Me ate njiheshim nga ndejat e përbashkëta në Gjermani. Pata bërë edhe shkrim n[ë gazetën “Epoka e re”, duke i shpreh këto opinione, që po i shpreh tani. Zhurmuesit e “vrasjeve politike” edhe për këtë vrasje akuzuan individë të “krahut të luftës”! Ndërsa unë, atëherë dhe tani kam dyshuar se e kanë vra strukturat e Serbisë, për t’u hakmarrë për veprimtarinë e tij si Komandant i UÇK-së në Rugovë, dhe pse e kishte guxuar ta kundërshtonte Ibrahim Rugovën në atë mbledhje. Edhe këtë radhë lufta speciale u orientuar të nxis konflikt në mes të “krahut të luftës” dhe LDK-së. Sie edhe në raste të tjera, viktimë e kësaj lufte speciale u bënë familjarët dhe disa veprimtarë fisnikë të LDK-së. Cilin motiv duhet të kishte “krahu i luftës” të vriste Komandantin e UÇK-së?! Asnjë! Serbia kishte dy motive kryesore: hakmarrjen për luftë çlirimtare dhe për të disiplinuar LDKistët, të rrinë të rreshtuar si ushtarë pas Ibrahim Rugovës.

Fatkeqësisht institucionet e drejtësisë të UNMIK-ut, EULEX-it dhe të Kosovës nuk po i hetojnë me përkushtim këto vrasje, që të zbulohen vrasësit dhe urdhërdhënësit, sepse, për mendimin tim, e dinë që vendimet për ato vrasje janë marrë në Beograd dhe prandaj nuk duan të konfrontohen me Beogradin neofashist, vrasës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close