fbpx
Lajme

Fatmir Limaj nuk i ka as një milion euro pasuri – Djali i tij me tri banesa

Edhe Ish zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Nismës, Fatmir Limaj ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit – raporton Periskopi.

Limaj ka deklaruar një banesë banimi, në vlerë prej 70,000,00 euro, dhe një shtëpi banimi në vlerë prej 250.000.00 euro. Te pasuria e paluajtshme, Limaj ka deklaruar edhe tokë bujqësore në vlerë prej 500,000,00 mijë euro.

Për dallim prej Fatmir Limajt, djali i tij, Durimi, i cili punon si këshilltar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ka deklaruar tri banesa, dy në pronësi të përbashkët me gruan, ndërsa një tjetër në pronësi të tij.

Te pasuria e luajtshme, Limaj ka deklaruar një veturë BMW, në vlerë prej 10.000.00 euro. Ndërsa, djali i tij, Durimi, ka deklaruar një veturë personale në vlerë prej 8 mijë eurosh, ndërsa një veturë tjetër të përbashkët, në vlerë prej 20 mijë eurosh.

Limaj ka deklaruar edhe një kredi në vlerë prej 40 mijë euro, për rregullimin e shtëpisë. Ndërsa, djali i tij, Durimi, ka deklaruar mbi 50 mijë euro aksione në një shoqëri komerciale.

Limaj, ka deklaruar pagë mujore nga Qeveria në vlerë prej 2.687.50 euro, ndërsa mëditje deri në 4.443.20 euro. Durimi merr pagë vjetore në MTI, në vlerë prej 11 mijë eurosh, dhe meditje vetëm 274 euro. Ai merr edhe 10 mijë euro të tjera nga Orange LD. Djali i Limajt, para të gatshme ka mbi 18 mijë euro.

Bashkëshortja e Limaj merr pagë vjetore në Kompaninë e Sigurimeve “Sigal” në vlerë prej 5,400,00 euro. /PERISKOPI

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close