fbpx
Lajme

KËMBËT NË DRITARE, NË VETURËN E ZËVENDËSMINISTRIT I CILI I TREGONTE HARADINAJT PËR KULLOSAT E KOSOVËS

Gazeta Insajderi ka mësuar se vetura zyrtare në të cilën shihet një person i cili i kishte vendosur këmbët në dritaren, është veturë e zëvendësministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Shukri Maxhuni.

Në veturën e zëvendësministër një person kishte gjetur mënyrën më të përshtatshëm për të udhëtuar në Rrugën e Kombit. Ai kishte vendosur këmbët në xhamin e përparmë të veturës, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndërsa zëvendësministri, Maxhuni njihet për raportin e tij të famshëm ku i tregon kryeministrit, Ramush Haradinaj për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake. Përvec kësaj Maxhuni ia kishte shpjeguar kryeministrit pse bujqësia dhe blegtoria duhet të jenë prioritet i qeverisë së Kosovës.

Zemra e zhvillimit të një shteti është bujqësia. Zemra e bujqësisë është blegtoria. Zemra e blegtorisë është lopa. Zemra e lopës është fermeri, Zemra e fermerit është qumështorja. Zemra e qumështores është teknologu. Pa funksion ky  zinxhir nuk ka zhvillim”, kishte shkruar Maxhuni në raportin e tij.

Po ashtu Insajderi kishte raportuar se si Shukri Maxhuni kishte uzurpuar banesën në Lagjen Dardania.

Për 12 vjet, Maxhuni  kishte jetuar në një banesë të uzurpuar në lagjen “Dardania” në Prishtinë, pronë e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB). /Insajderi.com

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close