fbpx
Lajme

“Ia njihja nënën”, “S’e kam babë”: Rikthimi i habitshëm i thashethemit se Vuçiqi e ka babë Fahri Musliun

Vuçiqi po vazhdon të thotë që Fahriu Musliu s’është babai i tij. Ai edhe sot bëri një video me babain Angjelkon duke thënë se ishte krenar me të. Por, çka është historia e këtij thashethemi ngulmues?

T’i përngjash dikujt fizikisht mund të të kushtojë rëndë. Kjo del se i ka kushtuar Fahri Musliut, emri i të cilit u mor në gojë sërish nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit. Ai u shpreh se “s’ishte djali i Fahri Musliut, por i Angjelko Vuçiqit”.

Natyrisht, edhe Fahri Musliu e ka thënë shumë e shumë herë se nuk është babai i Vuçiqit. E megjithatë, ky thashethem ka vazhduar të ketë jetë qe gati një dekadë të tërë.

Ngjashmëria mes Vuçiqit dhe gazetarit kosovar është e pamohueshme. Flokët, tiparet e fytyrës, mënyra e të folurit. Me këto pajtohet edhe vetë gazetari.

Por, a mjafton kjo që të nxitet një thashethem kaq ngulmues për kaq shumë kohë?

VIDEO: https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=738033384828593

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close