Kërkesa e Gërvallës për emërimin e bashkëpunëtores së SOROS-it si konsulle në Nju Jork
Ditë më parë, Frymëzim Isufaj, u shkarkua arbitrarisht nga misioni i tij si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork. Diplomati Frymëzim Isufaj është familjar i bashkëluftëtarit të Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, me të cilin u ranë heroikisht më 31 janar 1997.
Për shkarkimin e tij, Isufaj kishte konfirmuar edhe vetë përmes një postimi në rrjete sociale, përcjell Demokracia.com.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se rrugëtimi im në krye të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës ne Nju Jork u ndërpre javën e kaluar nga një vendim arbitrar, jo ligjor dhe tërësisht politik, ku në kundërshtim me çdo praktikë të deritashme më është kërkuar që brenda 10 ditësh të largohem nga misioni. Përveç ndërprerjes së parakohshme dhe të pa arsyetuar të mandatit tim të rregullt, përmes vendimeve të paligjshme, dëshirojnë që të pamundësojnë edhe vazhdimin e marrëdhënies së punës si diplomat karriere në institucionin në të cilin kam shërbyer afërsisht në 10 vitet e fundit”, kishte shkruar ndër të tjera, Frymëzim Isufaj, i cili njihet si një prej diplomatëve më të mirë të vendit.
Megjithatë, jo shumë ditë pas shkarkimit të Isufajt, Gërvalla dhe Osmani po e zëvendësojnë atë me një bashkëpunëtore të SOROS-it.
Demokracia.com ka siguruar shkresën me të cilën Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, i është drejtuar presidentes Vjosa Osmani me propozimin për emërimin e Venera Hajrullahut, Konsulle të Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.
Venera Hajrullahu në vitin 2011 kishte qenë pjesë e Zyrës së Presidentit, duke e këshilluar ish-presidenten Atifete Jahjaga në fushën e integrimeve evropiane.
Hajrullahu kishte dhënë dorëheqje nga Presidenca më 1 janar të vitit 2012.
Përveç kësaj pozite, Venera Hajrullahu ishte edhe pjesë e organizatës joqeveritare KFOS, organizatë kjo që kryesohet nga George Soros, një filnatrop me ndikim në rajon dhe shpesh i dyshuar për ndërhyrje direkte në zhvillimet politike në rajonin tonë. /Demokracia.com/