fbpx
Lajme

Thaçi në 1993: Ose duhet vazhduar lufta e armatosur, ose largohem nga LPRK

Në librin e gazetarit Blendi Fevziu, ku flitet edhe për veprimtarinë e njërit prej themeluesve të parë të UÇK-së z. Hashim Thaçi, kishte treguar edhe për njërën nga mbledhjet kryesore ku ishte marrë vendim për organizimin e UÇK-së, respektivisht luftës. Poashtu, ish kryetari i LPK-së z. Bedri Islami kishte treguar se Thaçi shumë aktiv në atë mbledhje.

Më 23 mars 1993, Hashim Thaçi i shoqëruar nga Nuri Bexheti, mori autobusin e linjës Prishtinë – Jazhincë. Ai udhëtonte me dokumente fallco. Atë natë u vendosën në shtëpinë e Bexhetit në fshatin Dobrosh. Të nesëmen udhëtoi për në Gostivar, ku qëndroi thuajse gjatë gjithë ditës në parkun e qytetit. Deri mbasdite vonë, kur në orën e caktuar, në stacionin e autobusëve e morën për ta dërguar në Kollare. Takimi nisi mbrëmjen e datës 24 mars. Thaçi e kujton kështu;

“Mbledhja filloi me diskutime pa koncept, me fjalime të thata. Përfaqësuesit e degës jashtë vendit pretendonin të impononin në mënyrë të “vullnetshme” strategjinë e LPRK-së në Kosovë. Diskutimet vazhduan gjatë tërë natës, deri të nesmërmen në mesditë. Edhe unë isha tejmase i zhgënjyer me zhvillimet e mbledhjes, ristrukturimin organizativ dhe orientimet programore. Rreth mesditës, njëri nga delegatët propozoi që të jem edhe unë në strukturat udhëheqëse. Pak para përfundimit të mbledhjes do ta marr fjalën. Qëndrimi im ka qenë i qartë dhe shumë i prerë: “Ose duhet vazhduar lufta e armatosur, ose LPRK-ja duhet të shpërbëhet. Kështu si është duke funksionuar, është plotësisht e pakuptueshme dhe e dëshme. Siç po pretendohet për t’u vazhduar, unë dhe shokët e mi nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e LPRK-së”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close