Këshilltari i Arben Vitisë: Janë bë bashkë kundër Kurtit, krejt ata që kanë lidhje me krimin
Shkruan: Xhevet Pozhari
Klan Kosova nuk po ballafaqohet me masa ligjore për shkak të punës së gazetarëve, por për dallavere të pronarëve. Këtë e dinë krejt ata që tentojnë të ‘kamuflohen’ duke e anashkaluar këtë fakt. Gazetarët e këtij mediumi janë ndër më të mirët.
Tash për pronarët e këtij mediumi, e dini edhe vetë. Nëse keni harruar, po ua rikujtoj. Kanë bo biznes me terminale doganore, monopol të homologimit. Ia kanë pas lyp shtetit 50 milionë euro dhe ju patën blloku pagat punëtorëve të PTK-së në rastin e Z-mobile. U patën akuzu që kanë sjellë jo grurë, por krunde nga Serbia për rezervat shtetërore. Bizneset ma të mëdha, sipas të dhënave të ARBK, raportohej se i bartnin mbi emrat e njerëzve të tjerë. Ishin të përfshirë edhe në biznesin me energji të ripërtëritshme dhe synonin monopolin. Akuzoheshin se krejt pasurinë e kanë bë përmes lidhjeve me pushtetarë dhe në buxhet të shtetit që mbushet me taksat tona, u patën bë aksionarë.
Krejt këto rrëfime të çojnë të dyshosh se regjistrimi i adresës së Klan Kosovës nuk ka qenë i rastësishëm, por për shmangie fiskale nga tatimet. A është kështu apo si qëndron puna, le ta vërtetojë Gjykata. Njëkohësisht, bashkë me pronarët e këtij mediumi le të merren në përgjegjësi edhe ata zyrtarë që kanë lejuar të bëhen këto shkelje.
Pak me hulumtu për artikujt ndër vite, të dhemb kryt se çfarë kanë dit vëllaznia Devolli me i bo shtetit. Dërdëllisjet se kjo ka të bëjë me lirinë e mediave, janë broçkulla. Shkurt, kjo ka të bëjë me dyshimet për krime ekonomike. Dhe, Qeveria e Albin Kurtit ka vendosur që askush mos të jetë mbi ligjin. Madje, as oligarkët që dikur konsideroheshin të paprekshëm.
Prandaj, sot janë bë bashkë kundër tij, krejt ata që kanë lidhje me krimin. Por, kot e kanë! Ky shtet do të bëhet i banueshëm për gjeneratat që do të vijnë. Dhe, për ta arritur këtë, funksionimi i ligjit njëjtë për të gjithë, është parakusht.