fbpx
Lajme

Këshilltari i Kurtit padit Blerim Latifin për shpifje, ky i fundit e quan Kali

Driton Tali, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se ka paditur profesorin e filozofisë, Blerim Latifin për shpifje ndaj tij, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook, Tali ka bërë të ditur se ka paditur filozofin Latifi, i cili dikur ishte këshilltar i Presidentit Thaçi, në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër.

Përplasja midis të dyja palëve kishte nisur pikërisht në Facebook, ku Latifi kishte shkruar në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilën tha se nuk është pronë e së vërtetës, deklaratë kjo e cila bëri që Tali të reagojë, duke e quajtur Latifin “filozof i Hashimit”.

Nga ana tjetër, Latifi kishte pretenduar se Tali kishte pritur me orë të tëra për një takim pesëminutësh me presidentin Thaçi dikur ndërkohë që e kishte interpretuar një sjellje të tillë si “servile”, madje duke përmendur edhe faktin se si kanë nisur ta thërrasin Talin si “Driton Kali”, për shkak të “servilizmit” të tij.

Por, tashmë Tali duket se do të ballafaqohet në gjyq me filozofin kosovar Latifi, pasi ka mohuar akuzën për servilizëm duke e quajtur edhe “shpifje”.

Postimi i plotë i Talit:

“Me bereqet sot me sabah “filozofit t’Hashimit” padia për shpifje ju kurdis!

Ky profesor rrenci ka me dokumentu “kur kom prit unë te zyrja e shefit tij” kysmet në gjyq.

Matrapazi, pse vet s’ka dinjitet kujton që krejt dynjaja jonë si ai!

Kët soj t’njerzve veç mos i shti me punu (se tullusum e kanë punën) edhe jepju kapak me lipi, gjithçka jonë n’gjendje me bo.

Me rrejt, m’i arsyetu hajnitë, me shpiunu, me etiketu e tona t’zezat.

Karakteri i udbashëve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close